Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.30.6.1958

Konventë midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike mbi Dhënien e Ndihmës Juridike për Çështjet Civile, Familjare, të Martesës dhe Penale (1958).
 
Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt te drejtpërdrejtë ne aspektet e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, në kushtet e dhënies së ndihmës së ndërsjellë juridike si dhe trajtimit të barabartë të tyre për çështje civile, familjare, të martesës dhe penale.
 
Konventa midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, rregullon marrëdhëniet juridiksionale midis dy shteteve nënshkruese. Kjo konventë, trajton të drejtat dhe detyrimet që të dy shtetet kanë ndërmarrë përsipër në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën civile, familjare, të martesës dhe penale dhe që përkthehen në dispozita procedurale në përmbajtje të kësaj Konvente, parashikon dhe disa norma të natyrës ndërkombëtare private.
Në fushën e së drejtës civile dhe asaj familjare, konventa përcakton kriterin lidhës ( shtetësinë, vendbanimin, vendqëndrimin) në identifikimin e ligjit të aplikueshëm për disiplinimin juridik të instituteve konkrete si psh: kujdestari, tutori, trashëgimi etj. Në përmbajtjen e saj, Konventa në fjalë parashikon kushtet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojë një shtet kontraktues me qëllim që të përfitojë ndihme juridiksionale nga shteti tjetër. Krahas kësaj, janë parashikuar në mënyrë listuese kushtet që nevojiten për njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të huaj apo edhe kushtet mungesa e të cilëve derivon në mosnjohje të një vendimi të huaj.
Konventa në përmbajtjen e saj ka shkrirë ndihmën e ndërsjellët juridike në tërësi duke përfshirë si atë në fushën civile, familjare por edhe penale. Ndarja në dy pjesë dhe përkatësisht, në pjesën e përgjithshme dhe atë të posaçme, e identifikon më së miri natyrën e dyfishtë të normave juridike në përmbajtje të saj, si dhe garanton një rregullim më të plotë të objektit të marrëveshjes midis dy shteteve. Në lidhje me kryerjen e veprimeve në kuadër të dhënies së ndihmës juridiksionale konventa ka përcaktuar rolin e organeve kryesore të secilit shtet, duke përdorur si urrë lidhëse komunikimi kryesisht përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të secilit shtet kontraktues.
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle