Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr 52 -Për pushimet vjetore të paguara-Ligji më datë 03.06.1957

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, Konventa për pushimet vjetore të paguara”, ka efekt te drejtpërdrejtë në aspektet e mosdiskriminimit të kësaj kategorie,  me qëllim që punonjëset gra, të përfitojnë pushime vjetore të pagueshme, pushime publike dhe zakonore etj.
 
Në nenin e parë të saj Konventa përcakton qartë dhe në mënyrë të detajuar objektin e zbatimit, i cili përfshin të gjithë personat e punësuar në ndërmarrjet apo institucione, qoftë publike apo private të cilat janë të angazhuara me punimet e poshtme : me prodhimin, ndryshimin, pastrimin, riparimin, zbukurimin, përfundimin, përshtatjen për shitje, thyerjen ose shkatërrimin e artikujve, me ndërtimin, rindërtimin, mirëmbajtjen, riparimin, tjetërsim objektesh të ndryshme si:  ndërtesat,hekurudha,tramvajet,aeroportet, porte, rrugët,tunele, ura, ujësjellësa, kanalizime, ndërmarrjet e angazhuara në transportin e udhëtarëve ose mallrave etj, minierat, guroret, qendrat komerciale apo tregtare, duke përfshirë edhe shërbimet postare dhe të telekomunikacionit; institucionet dhe shërbimet administrative në të cilat personat e punësuar janë të angazhuar kryesisht në punën klerike, ndërmarrjet e gazetave; institucionet për trajtimin dhe kujdesin për të sëmurët, hotele, restorante, konviktet, vende të dëfrim publik etj.
Konventa përcakton kohëzgjatjen pushimit vjetor me pagesë, në bazë të cilit çdo person për të cilin zbatohet kjo Konventë, do të kenë të drejtë pas një viti të shërbimit të vazhdueshme për një pushim vjetor me pagesë të paktën gjashtë ditëve të punës. Më të tej, parashikohet se ligjet dhe rregulloret kombëtare mund të autorizojnë në rrethana të veçanta , ndarjen në pjesë të ndonjë pjesë të pushimit vjetor me pagesë që tejkalon kohëzgjatjen minimale të përcaktuar me këtë nen.
Konventa parashikon gjithashtu, pushimet të cilat nuk përfshihen në pushimet vjetore me pagesë, respektivisht: pushime publik dhe zakonore; ndërprerjet e pjesëmarrjes në punë për shkak të sëmundjes.
 

Njoftime

Mbylle