Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 175 -Puna me kohë të pjesshme, 1994- Ligji Nr. 8939 / 12.9.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, ky instrument ka efekt te drejtpërdrejtë në aspektet e mosdiskriminimit dhe favorizimin e kësaj kategorie, si dhe lehtësimin e procedurave, me qëllim që punonjësit me kohë të pjesshme të përfitojnë nga kushte ekuivalente me ato të punonjësve me kohë të plotë në fusha si: mbrojtja e mëmësisë, pushime për sëmundje, etj.
 
Konventa ka për qëllim të njohë rëndësinë që merr për të gjithë punëtorët një punësim produktiv dhe i zgjedhur lirisht, rëndësinë e punës me kohë të pjesshme për ekonominë, nevojën për politikat e punësimit për të marrë në konsideratë rolin që luan puna me kohë të pjesshme në krijimin e mundësive suplementare të punësimit dhe nevojën për të siguruar mbrojtjen e punonjësve me kohë të pjesshme në fushat e aksesit në punësim, kushteve të punës dhe sigurimeve shoqërore;
Kjo Konventë zbatohet mbi të gjithë punonjësit me kohë të pjesshme, duke ditur që një vend anëtar mund, pas konsultash me organizatat më të përfaqësuara të punëdhënësve dhe punëmarrësve të interesuar, të përjashtojë plotësisht apo pjesërisht nga fusha e saj e aplikimit kategori të veçanta punonjësish apo ndërmarrjesh, kur zbatimi i saj ndaj tyre ngre probleme të veçanta të një rëndësie që nuk mund të neglizhohet.
Sipas kësaj Konvente duhen marrë masa me qëllim që punonjësit me kohë të pjesshme të përfitojnë të njëjtën mbrojtje si ajo që përfitojnë punonjësit me kohë të plotë. Shtetet anëtare duhet te marrin masa, në përputhje me legjislacionin dhe praktikën kombëtare, që punonjësit me kohë të pjesshme të mos marrin, një rrogë bazë, e cila, e llogaritur në mënyrë proporcionale mbi një bazë orësh, rendimenti apo me copë, të jetë më e vogël se rroga bazë, e llogaritur sipas të njëjtës metodë, e punonjësve me kohë të plotë të ndodhur në të njëjtën situatë të krahasueshme.
Regjimet legale të sigurisë sociale duhet të përshtaten në mënyrë të tillë që punonjësit me kohë të pjesshme të përfitojnë nga kushtet ekuivalente me ato të punonjësve me kohë të plotë të ndodhur në një situatë të krahasueshme.
Konventa parashikon marrjen e masave, me qëllim që punonjësit me kohë të pjesshme të përfitojnë nga kushte ekuivalente me ato të punonjësve me kohë të plotë në fusha si: mbrojtja e mëmësisë;  ndërprerja e marrëdhënieve të punës; leje vjetore e paguar dhe ditë pushimi (festash) të paguara;  pushime për sëmundje.
 

Njoftime

Mbylle