Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr.102 -Për sigurimet shoqërore (standardet minimale)- Ligji Nr. 9442 / 16.11.2005

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti mbron kategorinë e grave të punësuara në drejtim të përfitimeve dhe trajtimeve, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare për të krijuar një sistem të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore, në përputhje me standartet dhe kriteret e përcaktuara në këtë Konventë.
 
Konventa në pjesën e I dhe XIII parashikon dispozitat e përgjithshme, ndërkohë në pjesët e tjera të Konventës (II-X) parashikohen dispozita të veçanta ku jepen llojet e përfitimeve apo trajtimeve. Dispozitat e përgjithshme specifikojnë terma e Konventës, detyrimin e shtetit palë për të specifikuar në momentin e ratifikimit se cilat detyrimet e Konventës ato pranojnë dhe njoftimin në vijimësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës për detyrimet që marrin përsipër, kushtet në te cilat shteti palë mund të ndërpresë përfitimin apo trajtimin, të cilin një person i mbrojtur e ka fituar ndryshe sipas çdonjërës prej pjesëve II deri X
Në pjesët e Konventës (II-X) parashikohen llojet e përfitimeve apo trajtimeve të veçanta. Ato përfshijnë detyrimin e çdo shteti anëtar për të siguruar në përputhje me dispozitat e konventës.
1. Kujdesin mjekësor, 2. Përfitimi për sëmundje. 3. Përftimi i papunësisë.  4. Përfitimi i pleqërisë. 5. Përfitimi për dëmtim në punë. 6. Përfitimi për familjen. 7. Përfitimi për barrëlindjeje. 8. Përfitim i invaliditetit. 9. Përfitimi familjar në rast vdekjeje.
Në dispozita të veçanta të saj Konventa parashikon trajtimin e barabartë të shtetasve rezidentë jo nacionalë, sipas të cilit rezidentët jovendas do të kenë të njëjtat të drejta si edhe rezidentët vendas, nëse për rezidentët jovendas dhe vendas, të lindur jashtë territorit të shtetit anëtar, mund të përcaktohen rregulla të veçanta lidhur me përfitimet apo pjesët e përfitimeve, të cilat paguhen tërësisht apo kryesisht nga fondet publike..
Në skemat kontributive të mbrojtjes sociale, të cilat mbrojnë punonjësit, personat e mbrojtur që janë shtetas të një vendi tjetër anëtar, i cili ka pranuar detyrimet e pjesës përkatëse të Konventës, sipas asaj pjese, do të kenë të njëjtat të drejta si shtetasit e shtetit anëtar në fjalë, nëse aplikimi i këtij paragrafi mund të jetë subjekt i ekzistencës së një marrëveshjeje dypalëshe dhe shumëpalëshe e cila siguron reciprocitet.
 
Kjo Konventë nuk gjen zbatim për detarët apo peshkatarët, pasi dispozitat për mbrojtjen e detarëve dhe peshkatarëve është hartuar nga Konferenca Ndërkombëtare e Punës në Konventën për Mbrojtjen Sociale (Detare) e vitit 1946 dhe Konventën për Pensionet e Detarëve e vitit 1946.
 

Njoftime

Mbylle