Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për punëtorët me përgjegjësi familjare, C 156, 1981. Ligji Nr. 9773 /12.7.2007

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, Konventa përfaqëson një instrument të rëndësishëm në mbrojtje të grave, me qëllim sigurimin e barazisë së shanseve dhe trajtimit për punëtorët burra e gra,  si dhe ndërgjegjësimin e shteteve palë të Konventës për rolin e gruas në shoqëri dhe familje.
 
Kjo konventë mbështetet në objektivat kryesore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në dispozitat e konventave dhe rekomandimeve ndërkombëtare të punës, në instrumentet e OKB-së të cilat kanë për qëllim sigurimin e barazisë së shanseve dhe trajtimit për punëtorët burra e gra, dhe që Palët e shteteve "të ndërgjegjësohen se nevojitet një ndryshim mbi rolin tradicional të burrave dhe grave në shoqëri dhe familjeve për të arritur barazi të plotë ndërmjet burrave dhe grave"
 
Konventa zbatohet për punëtorët, burra e gra, me përgjegjësi kundrejt fëmijëve të varur prej tyre dhe anëtarëve të tjerë më të afërt të familjeve të tyre, ku përgjegjësira të tilla kufizojnë mundësitë e tyre për t'u përgatitur, filluar, marrë pjesë ose përparuar në aktivitetin ekonomik. Me synim krijimin e barazisë efektive të mundësive dhe trajtimit të punëtorëve, burra dhe gra, shtetet anëtare palë të Konventës angazhohen të venë objektiv të politikës së tyre, për t'ju mundësuar personave me përgjegjësi familjare, të cilët janë të angazhuar ose dëshirojnë të angazhohen në punë, ushtrimin e së drejtës për të realizuar një gjë të tillë pa u diskriminuar.
 
Dispozitat parashikojnë se Autoritetet dhe organet kompetente të çdo shteti palë duhet të marrin masat e duhura për të nxitur dhënien e informacionit dhe edukimin, me qëllim zgjerimin e të kuptuarit nga të gjithë të parimit të barazisë së shanseve dhe trajtimit për punëtorët burra e gra dhe të problemeve të punëtorëve me përgjegjësi familjare, si dhe krijimit të një klime të favorshme për të kapërcyer këto probleme.
 

Njoftime

Mbylle