Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 183 -Mbrojtja e amësisë, 2000-. Ligji Nr. 8829 / 5.11.2001

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, Konventa “Mbrojtja e amësisë”, ka efekt te drejtpërdrejtë në aspektet e mbrojtjes së grave punonjëse dhe fëmijëve të tyre, si rrjedhojë e njohjes së përgjegjësive të përbashkëta të shtetit dhe shoqërisë.
 
Kjo Konventë për qëllim që të nxisë më shumë barazinë e të gjitha grave në fuqinë punëtore dhe mbrojtjen e shëndetit dhe sigurimin e nënës dhe fëmijës dhe me qëllim që të njihet diversiteti në zhvillimin ekonomik dhe social të anëtarëve, si dhe diversiteti i ndërmarrjeve dhe zhvillimin e mbrojtjes së amësisë në legjislacionin dhe praktikën e vendeve anëtare.
Duke marrë parasysh rrethanat e grave punonjëse dhe nevojën për të siguruar mbrojtje për shtatzëninë, të cilat janë përgjegjësi të përbashkëta të shtetit dhe shoqërisë, kjo Konventë zbatohet ndaj të gjitha grave punonjëse, duke përfshirë ato në format jo tipike të punës së varur. Çdo vend anëtar që ratifikon këtë Konventë mund, pas konsultimit me organizatat përfaqësuese të interesuara të punëdhënësve dhe punonjësve, të përjashtojë pjesërisht apo plotësisht nga fusha e Konventës kategori të kufizuara të punonjësve kur zbatimi i saj ndaj tyre do të shkaktonte probleme të veçanta të natyrës esenciale.
Konventa parashikon që gratë që mungojnë në punë për shkak  të lejes së barrëlindjes ose pushime të tjera të parashikuara në këtë Konvente, duhet të përfitojnë të ardhura në të holla në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit ose, në çdo mënyrë tjetër, në përputhje me praktikën e vendit. Të ardhurat në të holla duhet të jenë në një nivel që siguron se gruaja mund të mbajë veten dhe fëmijën e saj në kushte të përshtatshme për shëndetin dhe në një standard të përshtatshëm jetese.
 
Çdo vend anëtar duhet të miratojë masat e nevojshme për të siguruar se barrëlindja nuk përbën burim për diskriminimin në punë. Gruas duhet t’i sigurohet e drejta  për një apo më shumë pushime gjatë kohës ditore të punës ose zvogëlim i orëve ditore të punës për t’i dhënë gji fëmijës së saj.
Periudha gjatë së cilës jepen pushimet për dhënien gji të fëmijës ose zvogëlimi i orëve të punës, numri i tyre, kohëzgjatja e ushqimit të fëmijës dhe procedurat për zvogëlimin e orëve ditore të punës duhet të përcaktohen nga ligji dhe praktika e vendit. Këto pushime ose zvogëlim të orëve ditore të punës duhet të llogariten si kohë pune dhe, si pasojë, të paguhen.
 

Njoftime

Mbylle