Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr.177 -Puna në shtëpi, 1996- Ligji Nr. 8909 / 6.6.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti mbron kategorinë e grave të punësuara në shtëpi, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare për të ndërmarrin politika kombëtare mbi punën ne shtëpi, me qëllim që ato te nxisin, sa me shume qe te jete e mundur, barazinë e trajtimit ndërmjet punonjësve ne shtëpi dhe punonjësve te tjerë.
 
Kjo konventë angazhon shtetet anëtare të saj të marrin masat që të miratojnë, zbatojnë dhe rishikojnë ne mënyrë periodike politiken kombëtare mbi punën ne shtëpi, duke synuar përmirësimin e gjendjes se punonjësve ne shtëpi, ne konsultim me organizatat me te përfaqësuara te punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Gjithashtu shtetet duhet të konsultohen dhe me organizatat qe merren me punonjësit e shtëpisë dhe me ato te punëdhënësve qe përdorin punonjës ne shtëpi, në rast kur këto organizata ekzistojnë.
Në dispozitat e saj konventa parashikon që vendet palë duhet të ndërmarrin politika kombëtare mbi punën ne shtëpi, me qëllim që ato te nxisin, sa me shume qe te jete e mundur , barazinë e trajtimit ndërmjet punonjësve ne shtëpi dhe punonjësve te tjerë rrogëtarë, duke pasur parasysh karakteristikat e veçanta te punës ne shtëpi, si dhe, nëse duhet, kushte te zbatueshme ndaj një tipi pune te njëjtë ose te ngjashme te kryer ne ndërmarrje. Për këtë shtetet duhet të miratojnë legjislacionin, kontrata kolektive, vendime arbitrazhi ose çdo mënyrë tjetër te përshtatshme, e cila është në përputhje me praktiken kombëtare.
 

Njoftime

Mbylle