Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 29 në lidhje me abuzimin fizik. Ligji më datë 25.06.1957

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, ky instrument ofron një mbrojtje të përgjithshme dhe të posaçme për ta. Konventa siguron mbrojtje për punëtorët e detyruar, përfshirë gratë dhe fëmijët, nëpërmjet masave konkrete që do të merren në çdo rast për të siguruar që rregullat në lidhje me punësimin në punën e detyruar janë të aplikuara në mënyrë strikte.
 
Konventa ka për qëllim të luftojë punën e detyruar në të gjitha format e saj për një periudhe sa më të shkurtër kohe. Për qëllime të konventës termi - punë e detyruar – do të thotë, puna apo shërbimi i cili bëhet nga çdo person në formë të një dënimi apo për të cilin personi në fjalë nuk e ka ofruar veten vullnetarisht. Për qëllime të konventës termi - punë e detyruar - nuk do të përfshijë:
  1. çdo punë apo shërbim te diktuar nga shërbimet e detyruara ushtarake, ligjet e shërbimeve me karakter të pastër ushtarak
  2. çdo punë apo shërbim që hyn në obligimet normale civile të një shteti vetëqeverisës
  3. çdo punë apo shërbim të diktuar si pasojë e dënimit nga gjyqi, duke siguruar se një punë e tillë do të zbatohet nën mbikëqyrje dhe kontroll të autoriteteve publike dhe për të cilën personi nuk është vënë në dispozicion të personave, kompanive private
  4. çdo punë të diktuar nga rastet e emergjencës, si në rastet e luftës apo rreziqeve si: zjarri, vërshimi, tërmeti, epidemitë apo sëmundjeve epizotike, invadimit të kafshëve, insekteve dhe në përgjithësi çdo rrethanë që mund të rrezikojë mirëqenien e tërë popullatës
  5. shërbimet e vogla komunale të bëra nga anëtarët e shoqërisë për interesa direkte të saj, mund të konsiderohet si obligim normal qytetar i realizuar nga anëtaret e shoqërisë apo nga përfaqësuesit direkt të saj do të kenë të drejtën të konsultohen për nevojat e shërbimeve të tilla.
Konventa parashikon masat adekuate që do të merren në çdo rast për të siguruar që rregullat në lidhje me punësimin në punën e detyruar janë të aplikuara në mënyrë strikte. Masat gjithashtu do të merren për të siguruar që rregullat u janë bërë me dije personave nga të cilët kjo punë shfrytëzohet.
 

Njoftime

Mbylle