Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve. Ligji Nr. 10 425 / 2.6.2011

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve “Konventa e Këshillit të Evropës “Për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve, ka efekt të drejtpërdrejte në aspektet e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave më të mira të fëmijëve nëpërmjet marrjes së masave konkrete në favor të tyre.       
 
Qëllimi i kësaj konvente është që të angazhojë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe shtetet e tjera nënshkruese, që në favor të mbrojtjes së interesave më të mira të fëmijëve, të marrin masa për të promovuar të drejtat e tyre, t’u japin atyre të drejta procedurale dhe të lehtësojë ushtrimin e këtyre të drejtave, duke siguruar që fëmijët, vetë ose nëpërmjet personave ose organeve të tjera, të informohen dhe të lejohen për të marrë pjesë në procedime që ndikojnë tek ata para një autoriteti gjyqësor.
 
Dispozitat e saj paraqesin masat procedurale për të promovuar ushtrimin e të drejtave të fëmijëve, si të drejtat procedurale të fëmijëve ku përfshihen: E drejta për t’u informuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij ose të saj në procedim, e drejta për të aplikuar për emërimin e një përfaqësuesi të veçantë, te drejta procedurale shtesë fëmijëve në lidhje me procedimet para një autoriteti gjyqësor që ndikojnë tek ata, roli i autoriteteve gjyqësore i cili lidhet drejtpërdrejt me procesin e vendimmarrjes, detyrimi për të vepruar shpejt, detyrimi për të vetëvepruar, detyrimin për emërimin e nj përfaqësuesi për fëmijën. Gjithashtu në këtë kapitull parashikohet edhe roli i përfaqësuesit, i cili siguron të gjithë informacionin përkatës për fëmijën, nëse fëmija, sipas ligjit të brendshëm, konsiderohet se ka arsyetim të mjaftueshëm; përcakton pikëpamjet e fëmijës dhe ia paraqet këto pikëpamje autoritetit gjyqësor.
 
Konventa angazhon shtetet palë, që nëpërmjet organeve të tyre kombëtare të nxisin promovimin dhe ushtrimin e të drejtave të fëmijëve. Këto organe nxiten të bëjnë propozime për të forcuar ligjin në lidhje me ushtrimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe të japin mendime në lidhje me projekt legjislacionin mbi ushtrimin e të drejtave të fëmijëve.
 



Njoftime

Mbylle