Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Evropiane për shtetësinë. Ligji Nr. 8942 / 19.9.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve “Konventa Evropiane për shtetësisë” ka efekt të drejtpërdrejtë ne aspektet e diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në lidhje me çështje të ndryshme të shtetësisë, mënyrave të përfitimit te saj, mbajtjen, humbjen, shtetësinë e dyfishtë etj.
 
Kjo konventë mbështetur në instrumentet e shumta ndërkombëtare që lidhen me shtetësinë, shtetësinë e shumëfishtë dhe pashtetësinë, duke pasur parasysh si interesat legjitime të shtetit, ashtu edhe ato të individëve, angazhon shtetet anëtarë te Këshillit te Evropës dhe shtetet e tjera nënshkruese te kësaj Konvente, të përcaktojnë parimet dhe rregullat qe lidhen me shtetësinë e personave fizikë, si dhe rregulla lidhur me detyrimet ushtarake ne rastet e shtetësisë se shumëfishtë, te cilëve duhet t'u përmbahet e drejta e brendshme e shteteve palë.
Konventa ndahet në disa kapituj, kapitulli i parë përcakton çështjet e përgjithshme të shtetësisë, kapitujt (II-VIII) përcaktojnë në dispozita përkatëse parimet e ndryshme lidhur me shtetësinë, shtetësinë e shumëfishtë dhe pashtetësinë, duke përcaktuar parimet e përgjithshme lidhur me shtetësinë, në të cilin përcaktohen kompetencat e shtetit palë për të sanksionuar në të drejtën e brendshme se cilët janë shtetas të tij dhe rregullat mbi shtetësinë; parimet lidhur me mënyrat se si fitohet shtetësia; parimet mbi shtetësinë e shumëfishtë. Dispozitat parashikojnë që çdo shtet palë duhet respektojë parimet e shtetit ligjor, rregullat lidhur me të drejtat e njeriut për shmangien e pashtetësisë ne rastin e suksedimit të shtetit. Në vazhdimësi parashikohen dispozitat mbi detyrimet ushtarake në rastet e shtetësisë së shumëfishtë.
 



Njoftime

Mbylle