Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për Marrëdhëniet me Fëmijët. Ligji Nr .9359 / 24.3.2005

Kjo Konventë ka për qëllim që në mbështetje të Konventës Evropiane për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve dhe rivendosjen e kujdestarisë mbi fëmijët, të instrumenteve të tjerë ndërkombëtarë si ato të OKB-së, Këshillit të Evropës, të angazhoje shtetet palë të saj në marrjen e masave për përcaktimin e parimeve të përgjithshme për t'u zbatuar me lidhje në vendimet mbi marrëdhëniet me fëmijët, rregullimin e garancive të përshtatshme për të siguruar ushtrimin e rregullt të marrëdhënieve dhe kthimin e menjëhershëm të fëmijëve në fund të afatit të marrëdhënies, si dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet organeve qendrore, organeve gjyqësore dhe organeve të tjera për të nxitur dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve, prindërve të tyre dhe personave të tjerë që kanë lidhje familjare me fëmijët.
 
Konventa është e ndarë në 6 kapituj, ku dy kapitujt e parë i referohen angazhimeve të shteteve palë për marrjen e masave legjislative dhe të tjera që mund të jenë të nevojshme për të siguruar zbatimin e parimeve. Në parimet kryesore të këtyre dispozitave parashikohen: marrëdhënia ndërmjet një fëmije dhe prindërve të tij ose të saj, marrëdhëniet ndërmjet një fëmije dhe personave të tjerë, përveç prindërve të tij ose të saj, e drejta e fëmijës për t'u informuar, konsultuar dhe shprehur mendimet e tij ose të saj, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në lidhje me marrëdhëniet, marrëveshjet që duhet të nxisin shtetet palë me njëra tjetrën për marrëdhëniet për fëmijët, dhe garancitë e nevojshme për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
 
Një kapitull i kushtohet bashkëpunimit ndërkombëtar, nëpërmjet të cilit organet gjyqësore, organet qendrore dhe organet sociale dhe të tjera të shteteve palë përkatëse, duke vepruar brenda kompetencës së tyre, bashkëpunojnë në lidhje me gjykimet mbi marrëdhëniet ndërkufitare. Ato komunikojnë me njëri-tjetrin dhe në marrjen e informacionit dhe të ndihmës që është e nevojshme për të arritur objektivat e kësaj Konvente.
 

Njoftime

Mbylle