Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme. Ligji Nr. 9265 / 29.7.2004

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve Konventa “Për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme" ka efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e diskriminimit të kësaj kategorie dhe kompensimit të viktimave përfshirë gratë dhe fëmijët, si rrjedhojë e pësimit të dëmtimeve të rënda trupore ose dëmtimit të shëndetit që kanë ardhur nga këto krime të dhunshme.
 
Konventa ka për qëllim të angazhojë palët të marrin përsipër te gjitha hapat për të bërë të mundur kompensimin e personave qe kane pësuar një dëmtim te rende trupor ose dëmtim te shëndetit qe ka rrjedhur direkt nga një krim i dhunshëm, si dhe të personave te varur prej personave qe kane vdekur si rezultat i një krimi te tille. Konventa sanksionin që kompensimi në këto dy raste jepet edhe nëse personi qe ka kryer krimin nuk mund te ndiqet penalisht ose dënohet.
 
Në pjesën e parë dispozitat parashikojnë parimet themelore të kompensimit, në bazë të të cilave kompensimi u paguhet nga shteti, ne territorin e te cilit është bere krimi: a) shtetasve te shteteve pale ne këtë Konvente; b) shtetasve të të gjitha shteteve anëtare te Këshillit te Evropës, qe janë me banim te përhershëm ne shtetin, ne territorin e te cilit është kryer krimi. Në mënyrë të detajuar dispozitat parashikojnë skemën e kompensimit, elementet në përllogaritjen e masës së kompensimit, nivelin minimal tej të cilit kompensimi nuk jepet, periudhën për te cilën mund te behet çdo kërkesë për kompensim. Kompensimi mund te zvogëlohet ose te refuzohet ne varësi te sjelljes se viktimës ose te kërkuesit para, gjate ose pas krimit, ose ne lidhje me dëmtimin ose vdekjen. Me qellim qe te mënjanohet kompensimi i dyfishte, shteti ose organi kompetent mund te zbresë nga kompensimi i dhënë ose t'i kërkojë personit te kompensuar çdo shume parash, te marre si pasoje e dëmtimit ose vdekjes, nga personi qe ka kryer krimin, sigurimet shoqërore ose sigurime te tjera, ose te ardhura nga ndonjë burim tjetër.
 
 
 



Njoftime

Mbylle