Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Protokolli shtesë i -Marrëveshjes europiane për transmetimin e kërkesave për ndihmë gjyqësore-. Ligji Nr 8882 /18.04.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e ndihmës gjyqësore të kësaj kategorie, me qëllim asistencën e ndërsjellë në lidhje me kërkesat për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile, tregtare dhe administrative, të cilat janë në juridiksionin e organeve kompetente të palëve të adresuara.
 
Qëllimi i këtij Protokolli është te përmirësoje dhe plotësojë ne disa aspekte dispozitat e Marrëveshjes ndërmjet Palëve te Protokollit, sidomos në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ndihmën gjyqësore ndërmjet organeve qëndrore dhe komunikimit ndërmjet avokatëve dhe paraqitësve të kërkesës.
 
Dispozitat e protokollit angazhojnë shtetet palë që të ofrojnë menjëherë njëra tjetrës masën më të gjerë të asistencës së ndërsjellë në lidhje me kërkesat për ndihme të ndërsjellë juridike në çështjet civile, tregtare dhe administrative, të cilat janë në juridiksionin e organeve kompetente të palëve te adresuara. Me tej konventa parashikon që pala e adresuar nuk duhet të refuzojë kërkesat e bëra ne pajtim me Marrëveshjen, por procedon me to në mënyrën më të efektshme të mundur në pajtim me procedurat vendase.
Në funksion të përmbushjes së ndihmës gjyqësore dispozitat rregullojnë dhe komunikimin ndërmjet avokateve dhe paraqitësve të kërkesës si dhe efiçencën e procedurës. Në këtë aspekt, secila nga palët i trajton kërkesat brenda një afati të arsyeshëm dhe u kërkon organeve qëndrore që marrin kërkesën, të vënë në dijeni organin dërgues në lidhje me vendimet e marra mbi kërkesën;  të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, nëse është e mundur, vendimi në instancën e parë në lidhje me kërkesën të merret brenda gjashtë muajve, me kusht që të jetë dhënë i gjithë informacioni i kërkuar.
 

Njoftime

Mbylle