Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Marrëveshja europiane për transmetimin e kërkesave të ndihmës gjyqësore. Ligji Nr.8705 / 1.12.2000

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve instrumenti ka efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e ndihmës gjyqësore të kësaj kategorie, me qëllim asistencën e ndërsjellë në lidhje me kërkesat për ndihme të ndërsjellë juridike në çështjet civile, tregtare dhe administrative, të cilat janë në juridiksionin e organeve kompetente të palëve të adresuara.
 
Qëllimi i Marrëveshjes së Këshillit të Evropës “Për transmetimin e kërkesave të ndihmës gjyqësore“, është realizimi i një bashkimi më të ngushtë midis anëtarëve të tij. Në këtë mënyrë eliminohen pengesat ekonomike të cilat cënojnë aksesin në gjykatën civile, dhe në të njëjtën kohë respektohen më mirë të drejtat e personave ekonomikisht më të pafavorizuar. Ndihma gjyqësore mund të sigurohet në fushën civile, tregtare ose administrative nga një person që ka një vendqëndrim të zakonshëm në territorin e njërës prej Palëve kontraktuese nga një palë tjetër kontraktuese, vetëm me anë të një kërkese drejtuar Shtetit të vendqëndrimit të zakonshëm.
Mënyra e realizimit të qëllimit të kësaj marrëveshje bëhet nëpërmjet caktimit të autoriteteve dërguese dhe autoriteteve qëndrore të cilët realizojnë transmetimin/ marrjen dhe dhënien rrugë të kërkesave për ndihmë gjyqësore.
Shtetet palë me më shumë sisteme të drejtash mund të caktojnë më shumë se një autoritet qëndror. Kjo marrëveshje mundëson që me anë të autoritetit dërgues, kërkuesi ndihmohet me mbledhjen e të gjitha dokumenteve që i bashkangjiten kërkesës, përfshirë edhe përkthimin e nevojshëm të dokumenteve. Marrëveshja rregullon procedurat dhe dokumentat e nevojshme për transmetimin e dosjes autoritetit kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën dhe njofton autoritetin dërgues për të gjitha vështirësitë lidhur me shqyrtimin e kërkesës, si dhe me vendimin që ka marrë autoriteti kompetent. Dokumentet e transmetuara në zbatim të kësaj marrëveshjeje nuk kanë nevojë për legalizim dhe për asnjë formalitet tjetër analog. Për realizimin e kësaj procedure nuk është e nevojshme asnjë pagesë nga Palët kontraktuese për shërbimet e kryera konform marrëveshjes.
 

Njoftime

Mbylle