Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Ligji Nr. 8496 / 03.06.1999

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, instrumenti ka efekt të drejtpërdrejte ne aspektet e mbrojtjes së pakicave kombëtare në territoret e tyre me qëllim që të respektojë  identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të çdo personi që i përket një pakice kombëtare.
 
Kjo konventë angazhon shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që, me qëllimin e ruajtjes dhe realizimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të mbrojnë ekzistencën e pakicave kombëtare në territoret e tyre përkatëse, duke vlerësuar se një shoqëri pluraliste dhe e vërtetë demokratike duhet që jo vetëm të respektojë  identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të çdo personi që i përket një pakice kombëtare, por gjithashtu edhe të krijojë kushtet e nevojshme që iu japin mundësi atyre për të shprehur, ruajtur dhe-zhvilluar këtë identitet.
Konventa ndahet në katër pjesë: Dispozitat e pjesës se parë përcaktojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht për t'u trajtuar apo jo si i tillë, dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje. Në pjesën e dytë dhe të tretë dispozitat përcaktojnë detyrimet e shteteve palë për t’iu garantuar te drejtat dhe lirite themelore personave që iu përkasin pakicave kombëtare. Konventa nxit shtetet palë të angazhohen  që  të  miratojnë,  kurdoherë  që  është  e  nevojshme,  masa  të përshtatshme  me  qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin  shumicës. Më tej Konventa i detyron shtetet palë që të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të vendosur dhe mbajtur kontakte të lira dhe paqësore përgjatë kufijve me personat që banojnë ligjërisht në shtete të tjera, veçanërisht me ata me të cilat kanë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo një trashëgimi të përbashkët.
 



Njoftime

Mbylle