Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të Protokolleve të saj Shtesë.Ligji Nr.8137 / 31.7.1996

Ky instrument, ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e grave dhe fëmijëve, garanton për këto dy kategori subjektesh, si për të gjithë individët, njohjen dhe respektimin e të drejtave themelore me karakter ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor.
 
Konventa i jep Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kompetencën për të mbrojtur të drejtat themelore. Disa prej tyre mbrohen pa kufizime si: e drejta për jetën, ndalimi i torturës, skllavërisë dhe punës se detyruar. Disa te tjera janë te mbrojtura por mund te jene te kufizuara me kushte, si: e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare, liria e mendimit e ndërgjegjes dhe besimit fetar, liria e shprehjes, liria e tubimit dhe organizimit në shoqata. Të drejtat procedurale të mbrojtura si: e drejta e lirisë dhe sigurisë, për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, ndalimi i abuzimit të të drejtave, të drejtat sociale si: e drejta për të pasur familje, ndalimi i diskriminimit, kufizimet për aktivitetin politik të të huajve). Protokollet shtesë mbrojnë gjithashtu të drejtën e pronës, të drejtën për arsimim, të drejtën për zgjedhje te lira, për të mos u gjykuar apo dënuar dy herë, ndalimi i dënimit me vdekje etj.
Konventa përcakton konceptet, procedurat dhe statutin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me qëllim garantimin e respektimit të angazhimeve të marra nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Konventa i njeh Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut kompetencën për të pranuar peticione nga çdo person, organizatë jo qeveritare apo grup personash, që pretendojnë të jenë viktima të një shkelje të të drejtave të garantuara në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe në Protokollet Shtesë Nr.1, Nr.4 dhe Nr.7, për rastet kur shkelja e të drejtave të garantuara në këto dokumente ka ndodhur pasi ato kanë hyrë në fuqi për Republikën e Shqipërisë.

Lexo tekstin e plotë të konventës...   

                           

 Lexo ligjin ratifikues të konventës...



Njoftime

Mbylle