Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor ndaj fëmijëve dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e tjerë të familjes. Ligji Nr. 63 /31.5.2012

Konventa garanton mbrojten e të drejtave të fëmijëve dhe të grave, pjestare të familjes, duke përcaktuar rregullat dhe kriteret për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve që përmbajnë detyrim ushqimor apo forma të tjera të mbështetjes financiare, në një shtet tjetër.
 
Kjo Konventë përcakton rregullat, kushtet dhe procedurat për marrjen e vendimeve, si dhe për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të marra nga autoritetet kompetente të një shteti anëtar, në lidhje me detyrimin për ushqim dhe forma të tjera të mbështetjes financiare ndaj fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, në një shtet tjetër anëtar të Konventës. Objekti i kësaj Konvente është garantimi i rivendosjes efektive ndërkombëtare të detyrimeve ushqimore dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e familjes, veçanërisht nëpërmjet: 1) krijimit të një sistemi gjithëpërfshirës bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të shteteve kontraktuese; 2) vënies në dispozicion të kërkesave për marrjen e vendimeve për detyrime ushqimore; 3) parashikimit të njohjes dhe zbatimit të vendimeve për detyrime ushqimore; dhe 4) kërkimit të masave efektive për zbatimin e shpejtë të vendimeve për detyrimin ushqimor.
Në bazë të Konventës çdo shtet kontraktues duhet të caktojë një autoritet qendror për të përmbushur detyrat që vendosen nga Konventa për këtë autoritet. Këto autoritete duhet të  bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të nxisin bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente në shtetet e tyre për të arritur qëllimet e Konventës. Në mënyrë të veçantë, sipas Konventës këto autoritete janë përgjegjëse dhe duhet të marrin masat e duhura për: shqyrtimin dhe transmetimin e kërkesave të paraqitura në përputhje me Konventën; për të ndihmuar në përcaktimin e vendndodhjes së debitorit ose kreditorit; për të ndihmuar në marrjen e informacionit përkatës në lidhje me të ardhurat dhe rrethanat e tjera financiare të debitorit ose kreditorit; për të nxitur zgjidhje miqësore, me synim pagesën vullnetare të detyrimit ushqimor; për të lehtësuar mbledhjen dhe transferimin e përshpejtuar të pagesave të detyrimit ushqimor; për të lehtësuar marrjen e provave dokumentuese ose provave të tjera etj.
Në Konventë janë detajuar rregullat procedurale për paraqitjen e kërkesës, përcjelljen, dhe komunikimin mes autoriteteve qendrore të shtetit kërkues dhe shtetit të kërkuar. Kërkesa bëhet nëpërmjet autoritetit qendror të shtetit kontraktues në të cilin banon kërkuesi, për autoritetin qendror të shtetit të kërkuar. Konventa përcakton llojet e kërkesave që mund të paraqiten sipas saj, përkatësisht nga kreditori apo debitori, në lidhje me rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor apo forma të tjera të mbështetjes financiare ndërmjet anëtarëve të familjes. Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi në shtetin e kërkuar, zbatimin enjë vendimi të marrë ose të njohur në shtetin e kërkuar, apo ndryshimin e një vendimi të marrë në shtetin e kërkuar ose në një shtet të ndryshëm nga shteti i kërkuar.
Konventa parashikon në një kapitull të posaçëm rregullat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve që përmbajnë detyrimin për ushqim apo forma të tjera të mbështetjes financiare ndaj anëtarëve të familjes, duke përcaktuar rastet kur vendimi duhet të njihet, apo në të kundërt të refuzohet, nga autoriteti kompetent i shtetit të kërkuar. Në Konventë theksohet fakti që autoriteti kompetent i shtetit të kërkuar nuk mund të shqyrtojë themelin e vendimit të marrë nga autoriteti përkatës i shtetit të origjinës. Gjithashtu, autoriteti kompetent i shtetit të kërkuar është i detyruar nga përfundimet e fakteve në të cilat autoriteti i shtetit të origjinës ka bazuar juridiksionin e tij.
Në bazë të dispozitave të kësaj Konvente, ekzekutimi i vendimit kryhet në përputhje me ligjin e shtetit të kërkuar. Konventa përcakton parimin e mosdiskriminimit si parim themelor për ekzekutimin e vendimeve të njohura sipas saj. Në kuadër të këtij parimi, çdo shtet i adresuar duhet të ofrojë minimalisht të njëjtat metoda ekzekutimi për çështjet sipas Konventës, të cilat janë të zbatueshme dhe për çështjet që rregullohen nga legjislacioni i brendshëm. Shtetet kontraktuese duhet të vënë në dispozicion në ligjin e tyre të brendshëm masa efektive për ekzekutimin e vendimeve sipas kësaj Konvente, masa të cilat mund të përfshijnë: mbajtjen nga paga, konfiskimin e pasurisë së një personi të tretë nga llogaritë bankare dhe burime të tjera, zbritjet nga pagesat e sigurimeve shoqërore, barrën mbi ose shitjen e detyruar të pronës etj.
 



Njoftime

Mbylle