Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për akses ndërkombëtar në drejtësi. Ligji Nr. 9753 / 14.6.2007

Kjo Konventë nuk lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e grave dhe fëmijëve, por indirekt u siguron grave, si të gjithë individëve, të drejtën për të kërkuar dhe për t’iu orfuar ndihmë ligjore nga autoritetet gjyqësore të një shteti tjetër të ndryshëm nga ai i vendbanimit të zakonshëm.
 
Kjo Konventë është ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me disa rezerva. Gjithashtu, në zbatim të Konventës Republika e Shqipërisë ka bërë deklarimin se cakton si autoritet qendror dhe transmetues drejtorinë që mbulon bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë.
Nëpërmjet kësaj Konvente shtetet nënshkruese kanë pasur si qëllim të lehtësojnë aksesin ndërkombëtar në drejtësi. Në këtë kuadër, Konventa përcakton se shtetasit e çdo shteti kontraktues dhe personat që si rregull banojnë në ndonjë prej shteteve kontraktuese kanë të drejtën e ndihmës ligjore në seancat gjyqësore për çështjet civile dhe tregtare në secilin shtet kontraktues me të njëjtat kushte sikur të ishin shtetas dhe rezidentë/banorë të zakonshëm të atij shteti. Personat të cilët nuk përfshihen në kategorinë e mësipërme, por që kanë qenë më parë banorë të rregullt në shtetin kontraktues, ku do të fillojnë ose kanë filluar procedurat gjyqësore, gëzojnë të drejtën e ndihmës ligjore, si më sipër, nëse shkaku i veprës ka të bëjë me banimin e mëparshëm të rregullt të tyre në atë shtet. Në shtetet ku sigurohet ndihmë ligjore për çështjet administrative, sociale apo fiskale, do të zbatohen dispozitat e Konventës për çështjet e depozituara në gjykatat kompetente për çështje të tilla.
Sipas Konventës çdo shtet kontraktues duhet të caktojë një autoritet qendror për të pranuar dhe vendosur lidhur me aplikimet që dorëzohen për asistencë ligjore në bazë të kësaj Konvente. Gjithashtu, çdo shtet kontraktues cakton një ose me shumë autoritete transmetuese që do t’i kalojnë aplikimet autoritetit të duhur qendror në shtetin e kërkuar. Aplikimet për asistencë ligjore do të transmetohen/dërgohen pa ndërhyrjen e ndonjë autoriteti tjetër, sipas modelit që i bashkëlidhet kësaj Konvente. Por, Konventa nuk e pengon që aplikimet të dërgohen nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Konventa detajon procedurën që duhet të ndjekë një person për të kërkuar dhe marrë ndihmë ligjore në një shtet tjetër kontraktues, formën dhe gjuhën e paraqitjes së aplikimit, rrugët e përcjelljes së tij, komunikimin mes autoriteteve qendrore të shteteve kontraktuese, me qëllim garantimin e ndihmës ligjore për kërkuesin me lehtësi dhe brenda një kohe sa më shkurtër.
Me qëllim garantimin dhe lehtësimin e aksesit në drejtësi, Konventa parashikon se nuk kërkohet asnjë siguri, kontratë apo depozitë e ndonjë lloji të caktuar nga persona të cilët janë banorë të rregullt në një shtet kontraktues dhe janë paditës ose palë që ndërhyjnë në seanca gjyqësore ose në gjykata të një shteti tjetër kontraktues vetëm për shkak të kombësisë së huaj ose për shkak se nuk kanë jetuar apo nuk kanë qenë banorë në shtetin ku kanë filluar procedurat. Konventa vendos lehtësira procedurale dhe financiare për kërkimin dhe marrjen e ndihmës ligjore të kërkuar. Shtojcë e Konventës është një model formulari sipas të cilit duhet të paraqitet aplikimi për kërkimin e ndihmës ligjore sipas kësaj Konvente.
 



Njoftime

Mbylle