Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin në lidhje me birësimet jashtë vendit. Ligji Nr.8624 /15.6.2000

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, kjo Konventë garanton mbrojtjen e fëmijëve kur kryhet birësimi i tyre nga një shtet në një shtet tjetër, me qëllim që ky birësim të bëhet në interesin më të lartë fëmijës, si dhe të parandalohet rrëmbimi, shitja ose trafikimi i fëmijëve.
 
Kjo Konventë ka si qëllim që të merren masat mbrojtëse për të siguruar që birësimet jashtë vendit të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës dhe duke respektuar të drejtat e tij themelore, të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare; të krijohet një sistem bashkëpunimi midis shteteve kontraktuese, për të siguruar që këto masa të respektohen dhe në këtë mënyrë të parandalohet rrëmbimi, shitja ose trafikimi i fëmijëve; si dhe të sigurohet njohja në shtetet kontraktuese e birësimeve të bëra në përputhje me këtë Konventë. Konventa zbatohet kur një fëmijë që ka vendbanimin e zakonshëm në një shtet kontraktues (shteti i origjinës), është shpërngulur, shpërngulet ose do të shpërngulet në një shtet tjetër kontraktues (shteti pritës),  ose pas birësimit të tij në shtetin e origjinës, nga bashkëshortët ose nga një person që ka vendbanimin e zakonshëm në shtetin pritës, ose për qëllimet e një birësimi të tillë në shtetin pritës ose në shtetin e origjinës. Kjo Konventë është e zbatueshme vetëm për birësimet që krijojnë një marrëdhënie të përhershme prind-fëmijë.
Në Konventë janë përcaktuar kushtet kumulative të domosdoshme për t’u plotësuar për të realizuar birësimin ndërvendas. Sipas Konventës çdo shtet kontraktues duhet të përcaktojë një autoritet qendror që do të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë që u ngarkon kjo Konventë. Konventa ka detajuar procedurën që duhet ndjekur për të realizuar një birësim jashtë vendit. Në bazë të Konventës personat që zakonisht banojnë në një shtet kontraktues dhe që dëshirojnë të birësojnë një fëmijë, me vendbanim të zakonshëm në një shtet tjetër kontraktues, duhet t’i drejtojnë një kërkesë autoritetit qendror të shtetit ku banojnë zakonisht. Birësimi ndërvendas sipas Konventës realizohet nëpërmjet bashkëpunimit, shkëmbimit të informacioneve, dokumenteve dhe raporteve përkatëse ndërmjet shtetit të origjinës së fëmijës dhe shtetit pritës ku fëmija kërkohet të birësohet.
 
Birësimi i kryer në përputhje me këtë Konventë duhet të vërtetohet nga një autoritet kompetent i shtetit të birësimit, dhe në këtë rast njihet nga gjitha shtetet e tjera kontraktuese të Konventës. Një shtet kontraktues mund të refuzojë njohjen e një birësimi të kryer sipas Konventës vetëm në rast se birësimi bie në kundërshtim të hapur me politikën e tij publike, duke pasur parasysh interesat më të larta të fëmijës. Në Konventë janë përcaktuar edhe pasojat juridike që prodhon birësimi i realizuar në përputhje me të, në mënyrë të veçantë njohjen e marrëdhënieve ligjore prind-fëmijë midis fëmijës dhe prindërve të tij birësues, dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të mëparshme midis fëmijës dhe nënës apo babait të tij, në rast se birësimi ka një pasojë të tillë në shtetin kontraktues ku është bërë.
 

Njoftime

Mbylle