Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa mbi aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës. Ligji Nr. 9446 / 24.11.2005

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, Konventa përbën një instrument të rëndësishëm në mbrojtje të fëmijëve, duke përcaktuar marrjen e masave të domosdoshme për kthimin e shpejtë të fëmijëve në shtetin e tyre, kur ata largohen ose mbahen pa të drejtë në një shtet tjetër.
 
Kjo Konventë ka si qëllim të sigurojë kthimin e shpejtë të fëmijëve që largohen apo mbahen pa të drejtë në shtetin përkatës, si dhe të sigurojë që të drejtat e kujdestarisë dhe të kontaktit sipas ligjit të një shteti kontraktues të Konventës të respektohen efektivisht në shtetet e tjera kontraktuese. Sipas kësaj Konvente largimi ose mbajtja e një fëmije do të konsiderohet i padrejtë në rastet kur: a) konsiston në shkeljen e të drejtave të kujdestarisë që i janë dhënë një personi, një institucioni apo organi tjetër, qoftë kolektivisht apo individualisht, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmija ka qenë banor i zakonshëm para largimit apo mbajtjes, dhe b) në kohën e largimit apo mbajtjes këto të drejta janë ushtruar, qoftë kolektivisht apo individualisht, ose që mund të kenë qenë ushtruar. Konventa zbatohet për çdo fëmijë që ka qenë banor i zakonshëm i një shteti kontraktues menjëherë para  rastit  të ndonjë shkeljeje kujdestarie apo të të drejtave të kontaktit dhe pushon së vepruari kur fëmija arrin moshën 16 vjeç.
Çdo shtet kontraktues duhet të përcaktojë një autoritet qendror kompetent për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që Konventa u ngarkon këtyre autoriteteve. Në Konventë është detajuar procedura që duhet të ndiqet për të siguruar kthimin e fëmijës në një shtet kontraktues, kur është larguar apo mbahet pa të drejtë në një shtet tjetër kontraktues. Procedura fillon me një kërkesë që një person, institucion apo organ tjetër që pretendon se një fëmijë është larguar apo mbajtur në shkelje  të  të  drejtave  të  kujdestarisë,  i drejton  autoritetit  qendror  të  vendbanimit  të zakonshëm të fëmijës, ose autoritetit qendror të çdo shteti tjetër kontraktues për asistencë në sigurimin e kthimit të fëmijës.
Konventa vendos detyrimin e autoriteteve qendrore për të bashkëpunuar me njeri-tjetrin, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente në shtetin e tyre përkatës, për të siguruar kthimin e shpejtë të fëmijëve dhe për të arritur objektivat e tjera të kësaj Konvente, duke zbatuar procedura të shpejta dhe efektive. Autoriteti kompetent mund të refuzojë kthimin e fëmijës, kur kthimi do të ishte në kundërshtim me interesin më të lartë të fëmijës, ose kur fëmija kundërshton të kthehet dhe ka arritur një moshë dhe shkallë pjekurie sipas së cilës është në gjendje të vendosë vetë për jetën e vet. Një vendim i marrë sipas kësaj Konvente nga autoriteti kompetent në lidhje me kthimin e fëmijës, nuk do të merret si vendim në themel për një çështje kujdestarie. Kjo Konventë i njeh gjithashtu të drejtën çdo personi të interesuar që, në të njëjtën mënyrë siç bëhet kërkesa për kthimin e fëmijës, të paraqesë para autoritetit qendror të një shteti kontraktues një kërkesë për marrjen e masave për organizimin ose sigurimin e ushtrimit efektiv të të drejtave të kontaktit me fëmijën.
 



Njoftime

Mbylle