Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa mbi juridiksionin, dhe bashkëpunimin në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve.Ligji Nr. 9443 / 16.11.2005

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, Konventa përfaqëson një instrument të rëndësishëm në mbrojtje të fëmijëve dhe pasurisë së tyre, duke përcaktuar sipas kritereve autoritetin kompetent pët të marrë masa mbrojtëse për fëmijët ose pasurinë e tyre, ligjin e zbatueshëm, si dhe njohjen dhe zbatimin e këtyre masave në shtetet e tjera palë të Konventës.
 
Kjo Konventë përfaqëson një akt të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, e fokusuar në rregullimin e situatave ndërkombëtare lidhur me përgjegjësinë prindërore. Sipas Konventës termi “përgjegjësi prindërore” nënkupton autoritetin prindëror ose çdo  marrëdhënie të ngjashme të autoritetit që përcakton të drejtat, kompetencat dhe përgjegjësitë e prindërve, kujdestarëve ose përfaqësuesve të tjerë ligjorë në lidhje me fëmijën ose pasurinë e tij. Objektivat e Konventës janë: 1. Përcaktimi i shtetit, autoritetet e të cilit kanë juridiksion për të marrë masa në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve ose pasurisë së tyre; 2. Përcaktimi i ligjit që duhet të zbatohet nga këto autoritete në ushtrimin e juridiksionit të tyre; 3. Përcaktimi i ligjit të zbatueshëm për përgjegjësinë prindërore; 4. Njohja dhe zbatimi i këtyre masave mbrojtëse në të gjitha shtetet kontraktuese; dhe 5. Vendosja e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të shteteve kontraktuese për përmbushjen e qëllimeve të kësaj Konvente. Konventa zbatohet për fëmijët nga momenti i lindjes deri në moshën 18 vjeç.
Në bazë të kësaj Konvente, si rregull, juridiksioni për të marrë masa në lidhje me mbrojtjen e fëmijës ose të pronës së tij u përket autoriteteve gjyqësore ose administrative të shtetit kontraktues ku fëmija ka banesën e përhershme. Në rast ndryshimi të banesës së përhershme të fëmijës në një shtet tjetër kontraktues, autoritetet e shtetit të banesës së re kanë juridiksion. Por, Konventa ka caktuar edhe rregulla specifike për përcaktimin e autoriteteteve të cilëve u përket juridiksioni për marrjen e masave mbrojtëse në situata të ndryshme, si në rastin e fëmijëve emigrantë, fëmijëve banesa e përhershme e të cilëve nuk mund të përcaktohet, në rastet e largimit apo mbajtjes së padrejtë të fëmijës në një shtet tjetër etj.
Si rregull, në ushtrimin e juridiksionit të tyre, autoritetet e shteteve kontraktuese do të zbatojnë ligjin e tyre. Megjithatë, Konventa parashikon mundësinë që, nëse mbrojtja e fëmijës ose e pasurisë së fëmijës e kërkon, ato mund të zbatojnë përjashtimisht ose ta marrin në konsideratë ligjin e shtetit tjetër, me të cilin situata ka një lidhje thelbësore.
Në bazë të kësaj Konvente, masat e marra nga autoritetet e një shteti kontraktues do të njihen nga funksionimi i ligjit në të gjitha shtetet e tjera kontraktuese. Nga ana tjetër, Konventa parashikon edhe rastet kur një shtet mund të refuzojë njohjen, kryesisht nëse masa është marrë duke shkelur rregullat lidhur me juridiksionin, parimet themelore të procedurës së shtetit të kërkuar, bie ndesh me politikën publike të shtetit të kërkuar apo është në kundërshtim me interesin më të mirë të fëmijës. Konventa përcakton procedurën e zbatimit të masave të marra nga një shtet kontraktues në një shtet tjetër.
Për zbatimin e Konventës çdo shtet kontraktues duhet të caktojë një autoritet qendror që do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë që Konventa u ngarkon këtyre autoriteteve. Autoritetet qendrore duhet të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin në të gjitha drejtimet e përcaktuara nga Konventa, për të përmbushur objektivat dhe qëllimet e saj.
 

Njoftime

Mbylle