Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 182-Për format më të rënda të punës së fëmijës-. Ligji Nr.8774 / 23.4.2001

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, ky instrument garanton mbrojtjen e fëmijëve nga përfshirja dhe shfrytëzimi i tyre për punë të rëndë, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare të marrin masa për ndalimin dhe eliminimin e të gjitha formave më të rënda të punës së fëmijës, sipas përcaktimit të kësaj Konvente.
 
Kjo Konventë përfaqëson një akt të rëndësishëm ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, dhe synon të shërbejë si një instrument për shtetet anëtare për marrjen e masave për ndalimin dhe eliminimin e formave më të rënda të punës së fëmijës. Në bazë të Konventës shtetet anëtare që e ratifikojnë atë duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe efektive për të siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave më të rënda të punës së fëmijës, si një çështje urgjente. Në kuptim të kësaj Konvente shprehja "format më të rënda të punës së fëmijës" përfshin: a) Të gjitha format e skllavërisë apo praktikave të ngjashme me të, si shitja dhe trafikimi i fëmijëve, lidhja nga borxhi, punën e detyruar, rekrutimin me forcë të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura; b) Përdorimin, prokurimin dhe ofrimin e fëmijës për prostitucion, për prodhime pornografike apo për shfaqje pornografike; c) Përdorimin, prokurimin dhe ofrimin e fëmijës për aktivitete të jashtëligjshme, në mënyrë të veçantë për prodhimin dhe trafikimin e drogave; si dhe d) Përdorimin e fëmijëve për punë, të cilat nga natyra dhe kushtet në të cilat kryhen, përmbajnë rrezikun e dëmeve për shëndetin, sigurinë dhe moralin e fëmijëve.
Konventa vendos detyrimin e shteteve anëtare të saj që të hartojnë dhe zbatojnë programe aktive për eliminimin me përparësi të të gjitha formave të rënda të punës së fëmijës. Gjithashtu, sipas Konventës, të gjitha shtetet anëtare duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të dispozitave të kësaj Konvente, si dhe të ngrenë mekanizmat e duhur për të ndjekur zbatimin efektiv të saj. Konventa e vë theksin tek arsimi si një instrument i rëndësishëm për të parandaluar përfshirjen e fëmijëve në format e punës së rëndë të përshkruara më sipër. Në këtë kuadër, kjo Konventë përcakton se çdo shtet anëtar duhet të marrë masa efektive dhe të kufizuara në kohë për të siguruar asistencën e duhur dhe të drejtpërdrejtë për largimin e fëmijëve nga të gjitha format më të rënda të punës së fëmijës, si dhe për rehabilitimin dhe integrimin e tyre social; të sigurojnë kushtet për arsimin bazë dhe, aty ku është e mundur dhe e domosdoshme edhe për trajnimin profesional, për të gjithë fëmijët që largohen nga format më të rënda të punës së fëmijës; si dhe të identifikojnë dhe të afrojnë fëmijët që janë në rrezik.
Me qëllim zbatimin sa më efikas të dispozitave të kësaj Konvente, shtetet anëtare duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për të ndihmuar njeri-tjetrin, të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen për zhvillim social dhe ekonomik, për programe për zhdukjen e varfërisë dhe arsimim për të gjithë.
 

Njoftime

Mbylle