Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 168 -Për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen kundër papunësisë-. Ligji Nr.9547/ 1.6.2006

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti ndikon në mbrojtjen e grave nga papunësia, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare që të ndërmarrin politika për nxitjen e punësimit dhe arritjen e një punësimi të lirë, të plotë dhe produktiv.
 
Nëpërmjet kësaj Konvente shtetet anëtare angazhohen që të ndërmarrin hapat e nevojshme për të koordinuar sistemin e tyre të mbrojtjes ndaj papunësisë dhe politikat e punësimit, me synimin që të kontribuojnë në nxitjen e plotë, produktive dhe zgjedhjen e lirë të punës. Sipas Konventës çdo shtet anëtar duhet të deklarojë si objektiv prioritar një politikë që synon të nxisë një punësim të plotë, produktiv dhe të lirë me anë të të gjitha mjeteve, duke përfshirë sigurimet shoqërore, shërbimet e punësimit, trajnimin profesional dhe drejtimin profesional. Konventa përcakton kategoritë e personave të cilët përfshihen në fushën e veprimit të saj, si dhe metodat e mbrojtjes dhe format e përfitimit që shtetet anëtare duhet të zbatojnë për këto kategori personash. Në konventë janë detajuar kushtet e përfitimit të pagesës së papunësisë, periudha e përfitimit, dhe mënyra e përllogaritjes së pagesës në përputhje me kushtet dhe rrethanat specifike. Kjo konventë ka përcaktuar edhe garancitë ligjore, administrative dhe financiare që shtetet anëtare duhet të ofrojnë në përputhje me përmbajtjen dhe qëllimet e konventës.
 

Njoftime

Mbylle