Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 111-Mbi diskriminimin në fushën e punësimit dhe të profesionit-. Ligji Nr. 8086 / 13.3.1996

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti garanton drejtpërdrejtë mbrojtjen e grave nga diskriminimi në punë, duke vendosur parimin e barazisë së mundësive dhe të trajtimit në fushën e punësimit dhe të profesionit për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi.
 
Konventa Nr. 111 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës përcakton parimin e barazisë së mundësive dhe të trajtimit në fushën e punësimit dhe të profesionit për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi. Në kuptim të kësaj Konvente termi “diskriminim” përfshin: a) çdo dallim, përjashtim ose preferencë që bazohet në racën, ngjyrën, seksin, fenë, opinionin politik, prejardhjen kombëtare ose origjinën sociale, që ka për efekt të prishë ose të shtrembërojë barazinë e mundësive ose të trajtimit në fushën e punësimit ose të profesionit, b) çdo dallim tjetër, përjashtim ose preferencë që çon në prishjen apo shtrembërimin e barazisë, të mundësisë ose trajtimit në drejtim të punësimit ose profesionit, që mund të specifikohet nga një anëtar i interesuar, pasi të ketë konsultuar organizatat përfaqësuese të punëdhënësve dhe të punonjësve, si dhe organizma të tjerë të përshtatshëm. Nga ana tjetër, dallimet, përjashtimet ose preferencat që mbështeten në kualifikimet profesionale që kërkohen për një vend pune të caktuar nuk përbëjnë diskriminim në terma të kësaj Konvente.
Në bazë të Konventës çdo anëtar zotohet që, në përputhje me rrethanat dhe realitetin kombëtar, të formulojë dhe të zbatojë një politikë kombëtare që synon të nxisë realizimin e parimit të trajtimit dhe mundësive të barabarta në punësim dhe profesion, duke eliminuar çdo diskriminim në këtë fushë. Në mënyrë të veçantë shtetet anëtare angazhohen që të bashkëpunojnë me organizatat e punëdhënësve dhe të punonjësve, si dhe organe të tjera të përshtatshme, për të favorizuar pranimin dhe zbatimin e kësaj politike; të nxjerrin ligje dhe të inkurajojnë programe arsimore të afta të sigurojnë këtë pranim dhe zbatim; të anulojnë çdo dispozitë legjislative dhe të ndryshojnë çdo dispozitë apo praktikë administrative që janë të papajtueshëm me politikën në fjalë etj.
Në përputhje me këtë Konventë, masat e posaçme të mbrojtjes apo të ndihmës, të cilat janë të parashikuara në konventa të tjera apo në rekomandimet e miratuara nga Konferenca Ndërkombëtare e Punës, nuk konsiderohen diskriminim. Së fundi, Konventa i jep të drejtë çdo anëtari të saj që, pasi të jetë konsultuar me organizatat përfaqësuese të punëdhënësve dhe të punonjësve, të përcaktojë si jo diskriminuese masat e posaçme të ndërmarra për kategori të veçanta personash, për shkak të nevojave që këtyre të fundit u lindin për arsye seksi, moshe, invaliditeti, niveli social e kulturor, ose për shkak të ngarkesës familjare.
 

Njoftime

Mbylle