Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr.100 -Në lidhje me barazinë e shpërblimit të burrit dhe të gruas për punë të barabartë-. Ligji Nr. 9991 / 18.9.2008

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti mbron drejtpërdrejtë gratë në fushën e marrëdhënieve të punës në drejtim të shpërblimit, duke vendosur parimin e shpërblimit të barabartë për gratë dhe burrat për punë me vlerë të barabartë, pa diskriminim për shkak të gjinisë.
 
Kjo Konventë është hartuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, me qëllim për të vendosur një parim të rëndësishëm, atë të barazisë së shpërblimit të burrit dhe të gruas për punë të barabartë. Sipas këtij parimi, shpërblimi i caktuar nga punëdhënësi për një punë me vlerë të barabartë për punonjësit meshkuj dhe femra do të jetë i barabartë, pa bërë asnjë dallim për shkak të seksit. Në kuptim të kësaj Konvente fjala “shpërblim’ do të përfshijë pagën ose trajtimin e zakonshëm, pagën bazë ose atë minimale, si dhe të gjitha përfitimet e tjera, që i paguhen drejtpërdrejtë ose tërthorazi, në të holla ose në natyrë, nga punëdhënësi punonjësit sipas punës që kryen ky i fundit. Ndryshimet midis masave të shpërblimit, të cilat pa marrë parasysh gjininë, janë rezultat i ndryshimeve objektive ndërmjet punëve që kryhen, nuk bien në kundërshtim me parimin e mësipërm.
Në bazë të kësaj Konvente çdo anëtar duhet të inkurajojë dhe të sigurojë zbatimin, për të gjithë punonjësit, të parimit të barazisë së shpërblimit midis burrit dhe gruas për punë të barabartë. Zbatimi i këtij parimi mund të realizohet nëpërmjet: 1. Legjislacionit kombëtar; 2. Çdo sistemi të shpërblimit që është vendosur ose është njohur nga legjislacioni; 3. Kontratave kolektive të përfunduara midis punëdhënësve dhe punonjësve, ose 4. Me një kombinim të këtyre mjeteve të ndryshme.
Sipas Konventës palët duhet të marrin masa për të inkurajuar vlerësimin objektiv të vendeve të punës mbi bazën e punës që duhet të kryhet. Metodat që duhen përdorur për këtë vlerësim mund të bëhen objekt vendimesh, ose nga ana e autoriteteve kompetente përsa i përket caktimit të masës së shpërblimit, ose në rast se masa e shpërblimit është caktuar sipas kontratave kolektive, nga ana e palëve të këtyre marrëveshjeve.
Së fundi, Konventa përcakton edhe detyrimin e çdo anëtari të saj për të bashkëpunuar në mënyrë të përshtatshme me organizatat e interesuara të punëdhënësve dhe punëtorëve, me qëllim zbatimin efektiv të dispozitave të Konventës.
 

Njoftime

Mbylle