Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr.138 në lidhje me moshën minimale për pranimin në punë. Ligji Nr. 8086 /13.3.1996

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, instrumenti mbron drejtpërdrejtë fëmijët që duan të përfshihen në marrëdhënie pune, duke përcaktuar standarte të detyrueshme për moshën minimale të pranimit në punë të fëmijëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe ndalimin e abuzimit me ta.
 
Kjo Konventë përcakton standardet ndërkombëtare në lidhje me moshën minimale të pranimit në punë të fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim eliminimin e abuzimit me ta. Sipas Konventës, çdo anëtar i saj detyrohet që të ndjekë një program kombëtar i formuar të sigurojë ndalimin efektiv të abuzimit të fëmijës dhe të rrisë moshën minimale për pranim në punë, apo në një nivel të përshtatshëm me zhvillimin e plotë mendor dhe fizik të të riut.
 Çdo shtet anëtar që ratifikon këtë Konventë duhet të depozitojë në kohën e ratifikimit një deklaratë mbi moshën minimale për pranim në punë. Konventa vendos rregullin që kjo moshë minimale nuk do të jetë më e ulët se ajo e mbarimit të arsimimit të detyruar dhe në asnjë rast nuk duhet të jetë nën moshën 15 vjeç. Përjashtimisht, Konventa lejon që, shtetet anëtare ekonomia e të cilëve është e dobët nga ana e zhvillimit mundet, pas konsultimit me organizatat e punëdhënësve dhe punëtorëve, atje ku ekzistojnë, të vendosin një moshë minimale prej 14 vjeç.
Në bazë të kësaj Konvente mosha minimale për pranim në çfarëdo pune, e cila nga natyra e vet apo kushtet në të cilat kryhet e dëmton shëndetin apo moralin e të rinjve, nuk do të jetë më e ulët se 18 vjeç. Ligjet apo organet kompetente munden të autorizojnë punësimin që nga mosha 16 vjeç, vetëm me kusht që mirëqenia e të riut të mbrohet, dhe në rastet kur të rinjtë disponojnë informacionet e duhura dhe përgatitjet profesionale në degët përkatëse.
Kjo Konventë nuk do të aplikohet ndaj punës së bërë nga fëmijët apo të rinjtë në shkollë, edukimet profesionale apo teknike, apo institucione të tjera përgatitëse, apo punës së bërë nga fëmijët nën 14 vjeç kur ajo bëhet në akordim me kushtet e përshkruara nga organet kompetente pas konsultimit me organet përkatëse dhe kur kjo punë është pjesë: a) e kursit të edukimit apo përgatitjes për të cilën shkolla apo institucioni përkatës është parimisht përgjegjës; b) e programit të ushtrimit i cili është tërësisht apo pjesërisht i aprovuar nga organet kompetente, apo c) e programit të orientimit i përgatitur për të lehtësuar zgjedhjen e drejtimit.
Sipas Konventës ligjet kombëtare apo rregullat mund të lejojnë punësimin e personave 13 dhe 15 vjeç në punët e lehta, të cilat nuk janë të dëmshme për shëndetin apo zhvillimin e tyre, dhe nuk pengojnë vijimin e shkollimit, pjesëmarrjen në orientimin e tyre profesional apo programet e ndryshme të miratuara nga organet kompetente apo kapaciteti i tyre për të përfituar nga udhëzimet.
 

Njoftime

Mbylle