Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr.105 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës -Mbi heqjen e punës së detyruar-.Ligji Nr. 8086 / 13.3.1996

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, instrumenti mbron gratë dhe fëmijët nga puna e detyruar, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare për  të marrë masa të efektshme për heqjen e menjëhershme dhe të plotë të të gjitha formave të punës së detyruar ose të detyrueshme.
 
Kjo Konventë është përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës me qëllim marrjen e masave nga ana e shteteve ratifikuese të saj për heqjen e të gjitha formave të punës së detyruar. Sipas Konventës, çdo anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Punës që e ratifikon këtë Konventë, angazhohet të marrë masa të efektshme për heqjen e menjëhershme dhe të plotë të punës së detyruar ose të detyrueshme.
Në bazë të Konventës, të gjitha shtetet që e kanë ratifikuar atë kanë marrë përsipër angazhimin të heqin punën e detyruar ose të detyrueshme, dhe të mos e përdorin në asnjë formë. Në kuptim të kësaj Konvente, një punë do të quhet punë e detyruar ose e detyrueshme kur përdoret: a) si masë shtrëngimi ose edukimi politik, ose si masë ndëshkuese ndaj personave që kanë ose shprehin mendime politike apo shfaqin mospajtimin e tyre ideologjik ndaj rendit politik, shoqëror, ose ekonomik të vendosur; b) si metodë mobilizimi dhe përdorimi e fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik; c) si masë e disiplinës në punë; d) si ndëshkim për pjesëmarrje në greva; apo e) si masë e diskriminimit racial, shoqëror, kombëtar apo fetar.
 



Njoftime

Mbylle