Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 171 Për punën e natës. Ligji Nr.9197 / 26.2.2004

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, ky instrument ofron një mbrojtje të përgjithshme dhe të posaçme për to. Konventa siguron mbrojtje për punëtorët e natës, përfshirë gratë, nëpërmjet masave për kontroll shëndetsor pa pagesë, transferim në rast papërshtatshmërie, kompensim etj. Por, Konventa parashikon edhe një mbrojtje të posaçme për gratë e punësuara në punën e natës për periudhën e shtatzanisë, para dhe pas lindjes.
 
Konventa “Për punën e natës” rregullon çështje juridike që lidhen me punën e natës, që sipas kësaj Konvente do të quhet e gjithë puna që kryhet gjatë një periudhe jo më pak se 7 orë rresht, duke përfshirë intervalin midis orës 12 dhe 5 të mëngjesit, dhe do të përcaktohet nga autoriteti kompetent pas konsultimeve me organizatat përfaqësuese të punëdhënësve dhe punëtorëve ose me marrëveshje kolektive. Konventa zbatohet për të gjithë personat e punësuar, përveç atyre që janë punësuar në bujqësi, blegtori, peshkim, transportin detar e në lundrim.
 
Kjo Konventë përcakton masat minimale, të cilat në përputhje me natyrën e punës së natës duhet të ndërmarrin shtetet anëtare për punëtorët e natës për të mbrojtur shëndetin e tyre, për t’i ndihmuar të plotësojnë nevojat e familjeve të tyre dhe përgjegjësitë sociale, për t’u dhënë mundësi për përparim profesional e për t’i kompensuar ata në mënyrën e duhur. Disa nga këto masa sipas Konventës përfshijnë: kontroll shëndetësor pa pagesë, transferim në rast papërshtatshmërie me punën e natës, kompensim, si dhe shërbime sociale të posaçme për punëtorët e natës. Në mënyrë të veçantë Konventa përcakton masa të veçanta mbrojtjeje që shtetet palë duhet të marrin për gratë në përgjithësi, dhe për gratë shtatzëna në veçanti.
 
Së fundi, Konventa parashikon se, përpara se të paraqiten planet e punës që kërkojnë shërbimet e punëtorëve të natës, punëdhënësi duhet të konsultohet me përfaqësuesit e punëtorëve në lidhje me këto plane, format e organizimit të punës së natës, masat për shëndetin profesional dhe shërbimet shoqërore që kërkohen.
 

Njoftime

Mbylle