Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa Nr. 131 Për caktimin e pagës minimale. Ligji Nr.8775 / 23.4.2001

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti mbron kategorinë e grave të punësuara në drejtim të nivelit të pagës, duke vendosur detyrimin e shteteve anëtare për të krijuar një sistem të pagës minimale, në përputhje me standartet dhe kriteret e përcaktuara në këtë Konventë.
 
Sipas kësaj Konvente, çdo shtet anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, i cili ratifikon këtë Konventë, angazhohet të krijojë një sistem të pagës minimale, i cili të mbrojë të gjitha grupet e rrogëmarrësve, kushtet e punësimit të të cilëve janë te tilla që kërkojnë mbrojtje të përshtatshme. Autoriteti kompetent në secilin vend anëtar duhet që, në përputhje me këtë Konventë, në marrëveshje ose pas konsultimit të plotë me organizatat përfaqësuese të interesuara te punëmarrësve, ku këto organizata ekzistojnë, të përcaktojë grupet e rrogëmarrësve që duhen mbrojtur. Konventa i njeh të drejtën çdo shteti anëtar që, në momentin e ratifikimit të Konventës, të përcaktojë në raportin e parë të zbatimit të Konventës, që paraqitet sipas nenit 22 të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, çdo grup të pagëmarrësve të cilët mund të mos gëzojnë mbrojtje dhe arsyet përkatëse.
 
Në bazë të kësaj Konvente pagat minimale duhet të kenë fuqinë e ligjit dhe nuk duhet të jenë objekt i uljeve, dhe personi ose personat që nuk zbatojnë kuotat e caktuara duhet t'u nënshtrohen sanksioneve penale ose sanksioneve të tjera. Sipas Konventës elementet që duhen marrë në konsideratë për përcaktimin e nivelit të pagave minimale duhet, në përputhje dhe me praktiken dhe kushtet e vendit, të përfshijnë: a) nevojat e punëtorëve dhe të familjeve të tyre; duke marre në konsideratë nivelin e përgjithshëm të pagave në vend, koston e jetesës, përfitimet nga mbrojtja shoqërore dhe standardet relative të jetesës të grupeve të tjera shoqërore, dhe b) faktorët ekonomikë, duke përfshirë kërkesat e zhvillimit ekonomik, nivelet e prodhimit, si dhe dëshirën për arritjen dhe ruajtjen e një niveli të lartë punësimi. Shtetet që e ratifikojnë këtë Konventë duhet të krijojnë dhe/ose të mbajnë metoda, në përputhje me kushtet dhe kërkesat e vendit, me anën e të cilave pagat minimale për grupet e rrogëmarrësve të mbrojtur sipas kësaj Konvente, mund të caktohen dhe përmirësohen herë pas here. Konventa gjithashtu vendos detyrimin e shteteve anëtare që, me qëllim për të siguruar zbatimin efektiv të dispozitave që lidhen me pagën minimale, të marrin masat e duhura, si inspektimi adekuat i përforcuar me masa te tjera te nevojshme.
 

Njoftime

Mbylle