Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore. Ligji Nr.7511 / 8.8.1991

Ky instrument, ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e grave dhe fëmijëve, garanton për këto dy kategori subjektesh, si për të gjithë individët, njohjen dhe respektimin e të drejtave themelore me karakter ekonomik, shoqëror dhe kulturor.
 
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore shpall të drejtat themelore me karakter ekonomik, shoqëror dhe kulturor që shtetet palë të tij duhet të garantojnë për të gjithë individët që hyjnë brenda juridiksionit të tyre. Çdo shtet palë i këtij Pakti zotohet të veprojë, deri në maksimumin e burimeve të veta në dispozicion, për të siguruar progresivisht ushtrimin e plotë të të drejtave të njohura nÑ� kÑ�tÑ� Pakt me të gjitha mjetet e përshtatshme, duke përfshirë sidomos miratimin e masave legjislative.
 
Parimi themelor mbi të cilin mbështetet ky Pakt është ai i mosdiskriminimit. Në përputhje me këtë parim shtetet palë marrin përsipër të garantojnë që të drejtat e shpallura në këtë Pakt, të ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetër, origjinë kombëtare a shoqërore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetër. Ky pakt thekson në mënyrë të veçantë parimin e barazisë gjinore, sipas të cilit shtetet zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për t’i gëzuar të gjitha të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore të përmendura në këtë Pakt. Pakti u njeh të drejtën shteteve palë që të vendosin kufizime në gëzimin e të drejtave të përcaktuara në të, por me kusht që këto kufizime të jenë të parashikuara me ligj, të jenë në përputhje me natyrën e këtyre të drejtave, dhe vetëm me qëllim të përparimit të mirëqenies sÑ� përgjithshme në një shoqëri demokratike.
 
Në një pjesë të veçantë të këtij akti ndërkombëtar janë përcaktuar të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore që shtetet palë janë angazhuar të sigurojnë për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi. Disa nga këto të drejta janë: e drejta për punë, e drejta për kushte pune të drejta dhe të favorshme, e drejta sindikale, e drejta e grevës, e drejta për një standard adekuat jetese për veten dhe familjen, e drejta për të pasur një gjendje sa më të mirë shëndetësore, fizike dhe mendore, e drejta për arsim, e drejta e pjesëmarrjes në jetën kulturore, e drejta për të ndërmarrë kërkime shkencore dhe veprimtari krijuese etj. Në dokument theksohet se nuk pranohet asnjë kufizim ose shkelje e të drejtave themelore të njeriut që janë të njohura ose që ekzistojnë në fuqi në çdo vend në bazë të ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ato ose i njeh në një shkallë më të vogël.
 
Ky Pakt vendos detyrimin e shteteve palë që të paraqesin raporte për masat që ato do të kenë marrë dhe për përparimin e arritur në sigurimin e respektimit të të drejtave të njohura në këtë Pakt. Të gjitha raportet duhet t’i paraqiten Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili i dorëzon kopjet Këshillit Ekonomik e Shoqëror, për shqyrtim, në përputhje me dispozitat e këtij Pakti.
 

Njoftime

Mbylle