Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Pakti Ndёrkombёtar pёr tё Drejtat Civile dhe Politike. Ligji Nr. 7510 / 8.8.1991

Ky instrument, ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e grave dhe fëmijëve, garanton për këto dy kategori subjektesh, si për të gjithë individët, njohjen dhe respektimin e të drejtave themelore me karakter civil dhe politik.
 
 
Pakti Ndёrkombёtar pёr tё Drejtat Civile dhe Politike shpall tё drejtat themelore me karakter civil dhe politik që shtetet palë të tij duhet të garantojnë për të gjithë individët që hyjnë brenda juridiksionit të tyre. Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet, nё pёrputhje me procedurat e tij kushtetuese dhe me dispozitat e kёtij Pakti, tё marrë hapa të nevojshëm tё cilët do tё lejojnё marrjen e masave tё tilla legjislative ose tё masave të tjera të nevojshme, qё të mund t’i zbatojë tё drejtat e njohura në këtë Pakt të cilat ende nuk janё parashikuar.
Njё parim themelor qё sanksionohet nё kёtё akt ndёrkombёtar ёshtё ai i mosdiskriminimit. Nё pёrputhje me kёtё parim shtetet palё zotohen tё respektojnё dhe t’u sigurojnё tё gjithё njerёzve qё ndodhen nё territorin e tyre dhe qё varen nga juridiksioni i tyre, tё drejtat e njohura nё kёtё Pakt, pa kurrfarё dallimi tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetёr, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetёr. Pakti nё fjalё e vё theksin nё mёnyrё tё veçantё tek parimi i barazisё gjinore, sipas tё cilit shtetet palё zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt. Sipas kёtij Pakti nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl.
Nё njё pjesё tё veçantё tё Paktit janё pёrcaktuar tё drejtat civile dhe politike qё shtetet palë janë angazhuar të sigurojnë për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi. Nё kёtё kategori tё drejtash sipas Paktit pёrfshihen: e drejta e jetёs, e drejta pёr tё mos iu nёnshtruar torturёs, apo dёnimeve ose trajtimeve mizore, çnjerëzore a poshtëruese, e drejta pёr liri dhe siguri, e drejta e personave tё privuar nga liria për t’u trajtuar me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e tyre, e drejta pёr tё lёvizur lirisht brenda territorit ku personi ndodhet ligjёrisht, e drejta pёr njё proces tё rregullt gjyqёsor, tё drejtat e personit tё akuzuar pёr kryerjen e njё vepre penale pёr tё gёzuar disa garanci minimale, lidhur me njoftimin e akuzёs dhe tё drejtёn e mbrojtjes, e drejta pёr respektimin e jetёs private, e drejta e shprehjes, e drejta e mbledhjes paqёsore, e drejta pёr tё zgjedhur dhe pёr t’u zgjedhur etj. Nё bazё tё kёtij Pakti, familja, si njё njësi e natyrshme dhe themelore e shoqёrisё, ka tё drejtё tё ketё mbrojtjen e shoqёrisё dhe tё shtetit. Gjithashtu, ky Pakt pёrcakton fёmijёt si njё kategori e veçantё qё, pёr shkak dhe nё pёrputhje me moshёn e tyre tё mitur, kanё nevojё pёr njё mbrojtje tё posaçme nga familja, shoqёria dhe shteti.
Sё fundi, Pakti parashikon krijimin e njё komiteti tё quajtur Komiteti i tё Drejtave tё Njeriut, si dhe pёrcakton pёrbёrjen, mёnyrёn e zgjedhjes sё anёtarёve, funksionet dhe veprimtarinё e Komitetit.
 
 

Njoftime

Mbylle