Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martese.Ligji Nr.10 424 / 2.6.2011

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, instrumenti mbron drejtpërdrejtë kategorinë e fëmijëve të lindur jashtë martese, duke përcaktuar rregulla dhe standarte për përmirësimin e statusit të tyre dhe barazimit me statusin e fëmijëve të lindur në martesë.
 
Kjo Konventë përcakton disa rregulla dhe standarde në lidhje me statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martese, me qëllim për të përmirësuar statusin ligjor të fëmijëve të lindur jashtë martese, duke zvogëluar dallimet ndërmjet statusit të tyre ligjor dhe atij të fëmijëve të lindur në martesë, si dhe harmonizimin e ligjeve të shteteve anëtare në këtë fushë. Në bazë të kësaj Konvente, çdo palë kontraktuese merr përsipër të sigurojë përputhshmërinë e ligjit të saj me dispozitat  e Konventës dhe të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës për masat e marra  për këtë qëllim. 
 
Sipas Konventës, amësia e çdo fëmije të lindur jashtë martese do të bazohet vetëm në faktin e  lindjes së fëmijës, ndërsa atësia e fëmijëve të lindur jashtë martese mund të përcaktohet nëpërmjet njohjes vullnetare ose me vendim gjyqësor. Njohja vullnetare e atësisë nuk mund të kundërshtohet, për aq sa  parashikon ligji i brendshëm për këto procedura, përveç kur personi që kërkon të njohë ose që ka  njohur fëmijën nuk është babai biologjik. 
 
Konventa përcakton se babai dhe nëna e një fëmije të lindur jashtë martese kanë të njëjtin detyrim për t’u  kujdesur për fëmijën sikur të ishte lindur në martesë. Edhe kur detyrimi ligjor për t’u kujdesur për një fëmijë të lindur në martesë bie mbi anëtarë të  caktuar të familjes së babait ose nënës, ky detyrim do të zbatohet në interes të fëmijës së lindur  jashtë martese. 
Në përputhje me qëllimin për të barazuar statusin e fëmijëve të lindur jashtë martese me atë të fëmijëve të lindur në martesë, Konventa parashikon se një fëmijë i lindur jashtë martese ka të njëjtën të drejtë të trashëgimisë në pasurinë e babait dhe nënës së tij, dhe të një anëtari të familjes së babait ose nënës të tij, sikur të kishte qenë i lindur në martesë. 
Së fundi, Konventa përcakton se lidhja e martesës ndërmjet babait dhe nënës së një fëmije të lindur jashtë martese i jep fëmijës statusin ligjor të fëmijës së lindur në martesë.
 
Konventa lejon që shtetet që e nënshkruajnë apo e ratifikojnë këtë Konventë të bëjnë rezerva për ndonjërën nga dispozitat e saj, por jo më tepër se tre dhe ato duhet të jenë specifike, jo të karakterit të përgjithshëm. Çdo rezervë nuk mund të veprojë në më shumë se një dispozitë. 
 

Njoftime

Mbylle