Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Europë. Ligji Nr. 8834 / 22.11.2001

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, instrumenti u ofron mundësi grave të cilat kanë një diplomë apo kualifikim të marrë në një shtet anëtar të Konventës, të vazhdojnë formimin profesional apo të punësohen në një shtet tjetër anëtar, përmes procesit të njohjes së diplomave dhe kualifikimeve.
 
     Kjo Konventë përcakton rregullat dhe procedurat për vlerësimin dhe njohjen e kualifikimit të marrë nga institucionet arsimore të një shteti anëtar, në një shtet tjetër anëtar të Konventës, me qëllim për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve të çdo shteti dhe të studentëve të shkollave të larta në burimet arsimore të shteteve të tjera palë dhe, më veçanërisht, për t’u lejuar atyre  të vazhdojnë formimin ose të kryejnë një pjesë të studimeve në shkollat e larta të këtyre palëve të tjera. Në bazë të Konventës, titullarët e kualifikimeve të dhëna nga njëra nga palët e Konventës, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë për vlerësimin dhe njohjen e këtyre kualifikimeve para një organizmi kompetent të një pale tjetër të Konventës. Konventa e vë theksin tek parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit, duke kërkuar që të mos bëhet asnjë dallim bazuar në gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, handikapin, gjuhën, opinionet politike ose çdo opinion tjetër, origjinën kombëtare, etnike ose sociale,  përkatësinë  në  një  minoritet  kombëtar, pasurinë,  lindjen  ose  çdo  rrethanë  tjetër  të kërkuesve që nuk ka lidhje me vlerën e kualifikimit për të cilën është kërkuar njohja. Për të siguruar këtë të drejtë, çdo pale e Konventës angazhohet të ndërmarrë dispozitat e nevojshme për të vlerësuar çdo  kërkesë njohjeje të kualifikimit, duke marrë parasysh vetëm njohjet dhe aftësitë e fituara.
 
      Sipas Konventës, të gjitha palët duhet të kujdesen që procedurat dhe kriteret e përdorura për vlerësimin dhe njohjen të jenë transparente, koherente dhe të besueshme. Vendimet e njohjes do të merren nga autoritetet kompetente mbi bazën e informacioneve të përshtatshme në lidhje me kualifikimet për të cilat është kërkuar njohja. Kërkuesi ka përgjegjësinë parësore për dhënien e informacioneve të nevojshme, duke vepruar sipas parimit të mirëbesimit. Organizmi që ndërmerr vlerësimin vërteton nëse një kërkesë nuk i plotëson kushtet e nevojshme. Konventa parashikon se vendimet e njohjes duhet të merren nga autoritetet kompetente brenda një afati të arsyeshëm, duke filluar nga momenti kur janë dhënë të gjitha informacionet e duhura për ekzaminimin e kërkesës. Në rast të një vendimi negativ, duhet të jepen arsyet e refuzimit  dhe kërkuesi të informohet mbi masat që mund të marrë për të arritur njohjen në një moment të dytë. Në rast të një vendimi negativ ose të mungesës së vendimit, kërkuesi duhet të ketë mundësinë të apelojë kundrejt këtij vendimi në një afat kohor të arsyeshëm.
 
     Në Konventë janë detajuar procedurat specifike që ndjekin shtetet palë për secilën situatë; për njohjen e kualifikimeve që lejojnë hyrjen në arsimin e lartë, për njohjen e periudhave të studimit, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, dhe për njohjen e kualifikimeve të refugjatëve, të personave të zhvendosur dhe të personave të krahasuar me refugjatët. Në përputhje me Konventën secila palë duhet të japë informacionet e nevojshme mbi çdo institucion që varet nga sistemi i saj i arsimit të lartë, si dhe mbi çdo program të organizuar nga këto institucione, me qëllim që t’u krijojë  mundësinë  autoriteteve  kompetente  të  palëve  të  tjera  të  verifikojnë  nëse  cilësia  e kualifikimeve të dhëna nga këto institucione justifikon njohjen në palën në të cilën është kërkuar njohja. Duke ditur domosdoshmërinë  dhënies së informacioneve të duhura, të sakta dhe të rifreskuara, çdo anëtar, sipas Konventës krijon ose mirëmban një qendër kombëtare të informacionit dhe i njofton njërit prej depozituesve këtë krijim ose çdo modifikim që ka të bëjë me të.
 
    Së fundi, Konventa përcakton dy organe përgjegjëse për të vëzhguar, nxitur dhe lehtësuar zbatimin e Konventës: 1. Komitetin e Konventës mbi njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në rajonin e Europës; dhe 2. Rrjetin Europian të Qendrave Kombëtare të Informacionit mbi njohjen dhe mobilitetin akademik.
 



Njoftime

Mbylle