Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual. Ligji Nr. 10 071 / 9.2.2009

Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, ky instrument ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, duke përcaktuar masa për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndëshkimin e të gjitha formave të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve, si dhe mbrojtjen dhe rehabilitimin e fëmijëve viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual.
 
Kjo Konventë është hartuar nga Këshilli i Europës, duke pasur si qëllim: 1. Të parandalojë dhe të luftojë shfrytëzimin seksual dhe abuzimin seksual të fëmijëve; 2. Të mbrojë të drejtat e fëmijëve viktima të shfrytëzimit seksual dhe të abuzimit seksual; dhe 3. Të promovojë bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual të fëmijëve. Konventa e vë theksin tek parimi i mosdiskriminimit, duke kërkuar nga shtetet palë që, zbatimi i dispozitave të Konventës, dhe në veçanti marrja e masave për të mbrojtur të drejtat e viktimave, të sigurohet prej tyre pa diskriminim për çfarëdolloj arsyeje si: seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimi politik, origjina kombëtare apo sociale, shoqërimi me një pakicë kombëtare, pasuria, lindja, orientimi seksual, gjendja shëndetësore, aftësia e kufizuar apo ndonjë status tjetër.
Konventa përcakton një sërë masash që palët duhet të marrin, për të përmbushur qëllimet e vendosura në të. Në rradhë të parë çdo palë angazhohet sipas Konventës të marrë masat e domosdoshme ligjore apo të llojit tjetër për të parandaluar të gjitha format e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual të fëmijëve dhe për të mbrojtur fëmijët.Secila palë do të marrë masa të domosdoshme legjislative dhe masa të tjera për të inkurajuar rritjen e njohurive për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve midis personave që kanë kontakte të rregullta me fëmijët në arsim, shëndetësi, mbrojtjen sociale, në sektorët gjyqësorë të zbatimit të ligjit dhe në fusha që lidhen me sportin, kulturën dhe pikat e argëtimit. Masa të tjera parandaluese përfshijnë: informimin e fëmijëve, gjatë arsimit fillor dhe të mesëm për rreziqet e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, si dhe për mjetet për të mbrojtur vetveten; kryerjen e fushatave informuese dhe sensibilizuese drejtuar publikut; përfshirjen e fëmijëve, në përputhje me kapacitetin e tyre zhvillimor, në zhvillimin dhe implementimin e politikave, programeve ose iniciativave të tjera shtetërore në lidhje me luftën kundër shfrytëzimit seksual ose abuzimit seksual të fëmijëve; nxitjen e mediave që të japin informacionin e duhur në lidhje me të gjitha aspektet e abuzimit seksual të fëmijëve etj.
Në bazë të Konventës secila palë duhet të krijojë programe efektive sociale dhe të ngrejë struktura shumëdisplinore për të dhënë mbështetjen e domosdoshme për viktimat, të afërmit e tyre dhe për ndonjë person, që përgjigjet për kujdesin e tyre. Të gjitha shtetet palëduhet të marrin masat e domosdoshme legjislative ose masa të tjera për të asistuar viktimat për një afat të shkurtër dhe të gjatë, për shërimin e tyre fizik dhe psikosocial, duke marrë parasysh pikëpamjet, nevojat dhe shqetësimet e fëmijës. Nga ana tjetër, Konventa parashikon edhe programe dhe masa të veçanta të ndërhyrjes që duhet të ndërmerren me personat të cilët procedohen penalisht apo janë dënuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e rrezikut të përsëritjes së veprave të tilla në të ardhmen.
Pjesë e detyrimeve të marra përsipër nga shtetet në kuadër të kësaj Konvente janë dhe ato për marrjen e masave legjislative për kriminalizimin e formave të abuzimit seksual me fëmijët; parashikimin në ligjin penal material të veprave penale që lidhen me prostitucionin e fëmijëve; veprave penale që lidhen me pornografinë e fëmijëve; veprave penale që lidhen me tundimin e fëmijëve për qëllime seksuale; parashikimin si vepra penale të tentativës, ndihmës apo shtytjes për të kryer ndonjë nga veprat e mësipërme penale etj. Konventa në fjalë përcakton edhe masa të nevojshme që duhet të merren nga shtetet, masa legjislative në legjislacionin procedural penal, apo masa të tjera, për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale që lidhen me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve.
Kjo Konventë parashikon një mekanizëm të posaçëm që do të merret me monitorimin e zbatimit të Konventës nga palët, i quajtur Komiteti i Palëve, i përbërë nga përfaqësues të palëve të Konventës.
 

Njoftime

Mbylle