Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ligji Nr.9642 / 20.11.2006

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, instrumenti ndikon drejtpërdrejtë në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga trafikimi, duke përcaktuar masa për parandalimin, zbulimin, hetimin, ndëshkimin e rasteve të trafikimit, si dhe mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të trafikimit.
Kjo Konventë është hartuar nga Këshilli i Europës me qëllim: 1. parandalimin dhe luftën e trafikimit të qenieve njerëzore, duke garantuar barazinë gjinore; 2. mbrojtjen e të drejtave të viktimave të trafikimit, ndërtimin e një kuadri gjithëpërfshirës për mbrojtjen dhe ndihmën për viktimat dhe dëshmitarët, duke garantuar barazinë gjinore, si dhe duke siguruar hetimin dhe ndjekjen penale efektive; dhe 3. nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Konventa zbatohet për të gjitha format e trafikimit të qenieve njerëzore, qoftë kombëtare ose transnacionale, të lidhura apo jo me krimin e organizuar. Konventa në fjalë e vë theksin tek parimi i mosdiskriminimit, duke kërkuar nga shtetet palë zbatimin e dispozitave të saj, dhe veçanërisht marrjen e masave për mbrojtjen e viktimave dhe të drejtave të tyre, pa diskriminuar për arsye të tilla si: seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, bindjet politike ose të tjera, origjina kombëtare apo sociale, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose një status tjetër. Sipas kësaj Konvente, termi "trafikim i qenieve njerëzore" nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin, strehimin ose marrjen e personave me anë të kërcënimit, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, kurthit, të shpërdorimit të detyrës, të atyre që kanë një pozicion të pambrojtur apo dhënien ose marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur miratimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllim shfrytëzimi.
Konventa parashikon një sërë masash që shtetet palë duhet të marrin në drejtime të ndryshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në rradhë të parë, çdo palë duhet të marrë masa për të përcaktuar ose forcuar koordinimin kombëtar midis organeve të ndryshme përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Masat parandaluese përfshijnë: informimin, ndërgjegjësimin, fushatat arsimore, nismat shoqërore e ekonomike, bashkëpunimin me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile, forcimin e kontrolleve kufitare, masa legjislative etj.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë masat për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, ku përshihen: masat për identifikimin e viktimave, për mbrojtjen e identitetit të tyre, masat për të ndihmuar viktimat në rikuperimin e tyre fizik, psikologjik dhe shoqëror, për sigurimin e lejes së qëndrimit për viktimat, si dhe për riatdhesimin dhe kthimin e viktimave. Konventa kërkon që çdo palë, në zbatimin e këtyre masave, të synojë të nxisë barazinë gjinore dhe të përdorë përqasjen gjinore në zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e masave.
Konventa detajon masa të tjera që duhet të marrin shtetet palë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore si: kriminalizimi i trafikimit të qenieve njerëzore; parashikimi si vepra penale, kur kryhen qëllimisht i tentativës, ndihmës ose mbështetjes për të kryer trafikim të qenieve njerëzore; parashikimi në ligj i sanksioneve efektive, proporcionale dhe bindëse për këto vepra penale; marrja e masave për hetimin dhe ndjekjen penale efektive të këtyre veprave, marrja e masave mbrojtëse për viktimat, dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë, bashkëpunimi ndërkombëtar mes shteteve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore etj.
Konventa parashikon krijimin e një mekanizmi të posaçëm që do të monitorojë zbatimin e saj nga palët, i njohur si GRETA (Grupi i ekspertëve mbi masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore), dhe përcakton përbërjen, mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, funksionet dhe veprimtarinë e këtij mekanizmi.
 



Njoftime

Mbylle