Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Karta Sociale Europiane (e rishikuar). Ligji Nr.8960 / 24.10.2002

Nga këndvështrimi i të drejtave të grave, ky instrument ofron një mbrojtje të përgjithshme dhe të posaçme për to. Karta garanton të drejtën e grave për kushte pune të drejta e të sigurta, për pagë të drejtë, për sigurim social etj, si për të gjithë punëtorët. Por, Karta siguron edhe një mbrojtje të posaçme kur parashikon mbrojtjen e veçantë për gratë shtatzëna të punësuara, si dhe parimin e mundësive dhe trajtimit të barabartë të grave me burrat.
 
Karta Sociale Europiane (e rishikuar) është përgatitur dhe nënshkruar nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës. Karta është e ndarë në disa pjesë.
Në pjesën e parë të Kartës janë listuar në tridhjetë e një pika të drejtat dhe parimet e karakterit social për të cilat shtetet nënshkruese angazhohen të përdorin të gjitha mjetet e përshtatshme, të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar, për realizimin e tyre në mënyrë efektive. Ndër to mund të përmendim: të drejtën e të gjithë punëtorëve për kushte pune të drejta, të sigurta dhe të shëndetshme; të drejtën e punëtorëve për një pagë të drejtë, të mjaftueshme për një standard jetese të përshtatshëm për ata dhe familjet e tyre; të drejtën e organizimit; të drejtën për sigurim shoqëror; të drejtën e punëtorëve për t’u informuar dhe konsultuar brenda ndërmarrjes; të drejtën e personave të moshuar për mbrojtje sociale etj. Karta parashikon se fëmijët, të rinjtë dhe gratë e punësuara në periudhën e shtatzënisë, kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Karta e vë theksin në mënyrë të veçantë tek parimi i barazisë, duke sanksionuar të drejtën e të gjithë punëtorëve për mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë në çështjet e punësimit dhe punës pa dallim mbi bazë seksi.
Në pjesën e dytë të Kartës detajohen në mënyrë të hollësishme të gjitha të drejtat dhe parimet e përcaktuara në pjesën e parë, duke dhënë kuptimin e secilës prej tyre dhe vendosur detyrimet përkatëse të shteteve për realizimin e secilës prej tyre.
Karta specifikon se të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të marrin përsipër angazhimin për të përmbushur një pjesë të këtyre të drejtave dhe parimeve, në atë numër minimum dhe prej atyre që përcakton Karta, ndërkohë që mbeten të lira në marrjen përsipër për të realizuar edhe të tjera mbi këtë minimum. Palët kontraktuese duhet t’i dërgojnë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, në formën që do të përcaktohet nga Komiteti i Ministrave, raporte dyvjeçare mbi zbatimin e dispozitave të Kartës që ata kanë pranuar.
Në një pjesë të veçantë Karta parashikon organet e ngarkuara me mbikëqyrjen e zbatimit të saj, krijimin, përbërjen, funksionet dhe veprimtarinë e tyre. Në bazë të Kartës krijohet dhe funksionon një komitet i posaçëm, Komiteti i Ekspertëve të Pavarur, i cili që nga viti 1998 është quajtur Komiteti Europian për të Drejtat Sociale.
 

Njoftime

Mbylle