Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ligji Nr. 9703 / 2.4.2007

Kjo Konventë, ndonëse nuk lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat e grave dhe fëmijëve, ofron mbrojtje për këto dy kategori subjektesh nëse ata kanë statusin e punëtorit migrant apo janë anëtarë të familjes së një punëtori migrant, duke përcaktuar të drejtat që ata duhet të gëzojnë në shtetin e punësimit.
 
Kjo Konventë përcakton rregullat dhe standardet ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me qëllim ofrimin e një mbrojtjeje ndërkombëtare për këtë kategori subjektesh. Në kuptim të kësaj Konvente termi “punëtor migrant” i referohet një personi që do të angazhohet, është angazhuar apo ka qenë angazhuar në një aktivitet fitimprurës në një shtet ku ai ose ajo nuk është shtetas. Kjo Konventë zbatohet gjatë gjithë procesit të migrimit të punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përbëhet nga përgatitja për migrim, largim, tranzitim, e gjithë periudha e qëndrimit dhe aktiviteti fitimprurës në shtetin e punësimit, si dhe kthimi në shtetin e origjinës apo shtetin e vendqëndrimit fiks. Parim themelor i kësaj Konvente është parimi i mosdiskriminimit. Në kuadër të këtij parimi, shtetet palë, në pajtim me instrumentet ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut, marrin përsipër të respektojnë dhe garantojnë për të gjithë punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre, brenda territorit ose objekt i juridiksionit të tyre, të drejtat e parashikuara në këtë Konventë pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje, besimi, bindjesh politike ose të tjera, origjine kombëtare, etnike apo shoqërore, shtetësie, moshe, gjendjeje ekonomike, pasurie, gjendjeje civile, status lindjeje apo tjetër.
 
Konventa detajon të drejtat që gëzojnë, dhe që duhet të respektohen nga shtetet palë të kësaj Konvente, punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre në shtetin e punësimit. Sipas kësaj Konvente punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre gëzojnë në shtetin e punësimit të gjitha të drejtat të cilat janë të përcaktuara në aktet ndërkombëtare si të drejta themelore të njeriut, si: të drejtën e jetës, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues, të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, të drejtën e jetës private, të drejtën e lirisë dhe sigurisë, të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor etj. Në bazë të Konventës punëtorët migrantë gëzojnë trajtim jo më pak të favorshëm se ai që zbatohet për shtetasit e shtetit të punësimit në lidhje me shpërblimin, kushtet e punës, orët e punës, pushimet, shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe të gjitha kushtet e tjera të përcaktuara nga ligji dhe praktika e brendshme si kushte pune apo punësimi. Shtetet Palë duhet të marrin masat e duhura për të siguruar që punëtorët migrantë të mos privohen nga asnjë e drejtë që rrjedh nga ky parim për shkak të ndonjë parregullsie në qëndrimin apo punësimin e tyre. Kjo kategori të drejtash u njihet të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, pavarësisht nga situata e qëndrimit në shtetin e punësimit. Megjithatë, Konventa sqaron se, asgjë në këtë pjesë të saj nuk duhet të interpretohet sikur tregon rirregullimin e situatës së punëtorëve migrantë ose anëtarëve të familjeve të tyre që janë pa dokumente ose në një situatë të parregullt, apo një të drejtë për një rirregullim të situatës së tyre, apo sikur cenon masat e synuara për të siguruar kushtet e qëndrueshme dhe të pranueshme për migrimin ndërkombëtar.
 
Në një pjesë të veçantë të Konventës përcaktohen të drejta të tjera të cilat u njihen vetëm punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre që janë me qëndrim të rregullt në shtetin e punësimit.
Konventa në fjalë përmban dispozita të posaçme, të zbatueshme për kategori të veçanta të punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që janë të pajisur me dokumente dhe që ndodhen në një situatë të rregullt, si: punëtorët kufitarë, punëtorët sezonalë, punëtorët shëtitës, punëtorët e projekteve, punëtorët e vetëpunësuar, si dhe punëtorët me punësim të caktuar.
Së fundi, Konventa parashikon krijimin e një komiteti të posaçëm, të quajtur Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e kësaj Konvente nga shtetet palë të saj.
 

Njoftime

Mbylle