Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konventa ndёrkombёtare pёr eliminimin e të gjitha formave tё diskriminimit racial.Ligji Nr. 7768 / 9.11.1993

Ky instrument, ndonёse nuk lidhet drejtpёrdrejtё me tё drejtat e grave dhe fёmijёve, mbron kёto dy kategori subjektesh nga diskriminimi racial, duke vendosur detyrimin e shteteve anёtare pёr tё marrё masat e nevojshme për zhdukjen e shpejtё të të gjitha formave dhe shfaqjeve të diskriminimit racial. 
 
Të udhëhequr nga parimet e dinjitetit dhe tё barazisё sё tё gjithё njerёzve, tё shpallura nga Karta e Kombeve tё Bashkuara dhe Deklarata Universale pёr tё Drejtat e Njeriut, shtetet palё kanё nёnshkruar kёtё Konventё, me qёllimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhdukjen e shpejtё të të gjitha formave dhe të të gjitha shfaqjeve të diskriminimit racial, e për të parandaluar dhe luftuar  doktrinat  e  praktikat  raciste,  pёr  tё  ndihmuar  mirëkuptimin  midis  racave  dhe ndёrtimin e njё bashkёsie ndërkombëtare tё çliruar nga të gjitha format e segregacionit dhe tё diskriminimit racial. Sipas kёsaj Konvente shprehja “diskriminim racial” nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim, kufizim, ose preferencё që bazohet në racёn, ngjyrёn, prejardhjen ose origjinёn kombëtare e etnike, që ka për qëllim  apo për efekt të shkatёrrojё ose të komprometojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në kushte barazie, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushat  politike,  ekonomike,  shoqërore  dhe  kulturore  ose  në  çdo  fushё  tjetër  të  jetёs publike. Nga ana tjetёr, masat e veçanta që merren me të vetmin qëllim që të sigurojnё pёrparimin adekuat tё njё numri tё konsiderueshёm tё grupeve racore, etnike ose të individёve që kanë nevojё për mbrojtjen e nevojshme për  të garantuar gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut, në kushte barazie,  nuk konsiderohen sipas Konventës si masa diskriminimi racial, me kusht që kёto masa të mos kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të veçanta për grupe racore të ndryshme dhe të mos mbeten në fuqi pasi të jenё arritur objektivat për tё cilat janё marrё.
Nё kuadёr tё kёsaj Konvente, shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial, tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave, dhe tё realizojnё angazhimet e marra pёrsipёr sipas Konventёs. Shtetet palё zotohen se nuk do tё kryejnё asnjё veprim apo praktikё tё diskriminimit racial; do tё parandalojnё, ndalojnё, dhe zhdukin praktikat e segregacionit racial dhe aparteidit nё territoret e juridiksionit tё tyre; do tё shpallin vepra tё dёnueshme me ligj pёrhapjen e ideve tё bazuara nё epёrsinё ose urrejtjen raciale, nxitjen pёr diskriminim racial si dhe çdo akt dhune ose provokim pёr kryerjen e akteve tё tilla tё bazuara nё urrejtjen raciale; do tё garantojnё gёzimin nё mёnyrё tё barabartё nga tё gjithё individёt tё tё drejtave politike, civile, ekonomike, shoqёrore, kulturore etj.
Konventa parashikon krijimin e Komitetit pёr Eliminimin e Diskriminimit Racial, i pёrbёrё nga tetёmbёdhjetё anёtarё. Konventa pёrcakton procedurёn e zgjedhjes sё anёtarёve tё Komitetit, mandatin e tyre, kompetencat e Komitetit, organizimin dhe veprimtarinё e tij etj.
 
 

Njoftime

Mbylle