Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Kriteret e pranimit

Kandidati që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:
 
1.     ka zotësi të plotë për të vepruar;
2.     është shtetas shqiptar;
3.     ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5-vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplomë universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4-vjeçar, e cila është e barasvlershme me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND);
4.     ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.
5.     ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj:
6.     ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
7.     nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë;
8.     nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
9.     nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
10.   nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;
11.   nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete.
 
Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:
 
1.     kërkesë personale, ku të parashtrojë shkaqet e motivimit për të ndjekur Programin e Trajnimit Fillestar, kërkesën për profilin e zgjedhur si gjyqtar, prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës.
2.     diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
3.     dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Njohuritë e gjuhës angleze duhet të jenë të paktën në nivel bazik, për IELTS 5.0 pikë, TOEFL 35-40 pikë, e kështu me radhë për analogji me to etj.;
4.     jetëshkrimin;
5.     kartë identiteti;
6.     vetëdeklarimin për gjendjen gjyqësore;
7.     raportin mjeko-ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat në sistemin e drejtësisë;
8.     dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tri vitet e fundit;
9.     rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10.   deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
11.   deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
12.   librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë;
13.   një fotografi;
14.   mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në Bankën Raiffeisen Bank, në llogari të Shkollës së Magjistraturës. 
 
Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 
Shkarkoni dokumentet më poshtë:

KERKESE

FORMULARI I VETEDEKLARIMIT

MANDAT PAGESA


 



Njoftime

Mbylle