Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

5 shkurt 2019 / Njoftim për vend vakant Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës

  SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
   Këshilli Drejtues
 
    NJOFTIM
 
Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë ka shpallur me Vendimin nr 6, datë 29.01.2019, një vend vakant në pozicionin Pedagog i Brendshëm.
                                                                                                                                                                
Kandidati aplikant duhet të vijë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 265, Pjesa IV, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe neneve 53 dhe 54 të Ligjit nr 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërsisë” .
 
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve magjistratë për poizicionin e pedagogut të brendshëm janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës:
 
Shkolla e Magjistraturës i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për nisjen e procedurave të komandimit, për kandidaturat që potësojnë kriteret specifike.
 
 
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës 



Njoftime

Mbylle