Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Prezantimi i Strategjisë Afatmesme të Shkollës së Magjistraturës 2019-2023

  • Prezantimi i strategjisë afatmesme të Shkollës së Magjistraturës 2019-2023
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS, në bashkëpunim me Misionin “EURALIUS V”, organizoi aktivitetin me temë: “Strategjia afatmesme e Shkollës së Magjistraturës 2019-2023”. Gjatë aktivitetit u bë prezantimi i strategjisë afatmesme të Shkollës së Magjistraturës që synon përmirësimin dhe zhvillimin e Shkollës nëpërmjet planifikimit, administrimit dhe menaxhimit më të efektshëm të burimeve të saj.
 
Në këtë aktivitet të rëndësishëm ligjëruan drejtues të Shkollës dhe institucioneve kryesore të drejtësisë si Kryetari i Këshillit Drejtues, Drejtori i shkollës, Ministrja e Drejtësisë, Kryetarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Njëkohësisht aktiviteti u përshëndet edhe nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Luigi Soreca.
Në vijim u realizua një prezantim i detajuar i Strategjisë që përcakton rrugën që do të ndjekë Shkolla në pesë vjeçarin e ardhshëm.
 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle