Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

30 janar 2019 / Vendimi Nr.2 datë 29.01.2019 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1, DATË 31.1. 2017 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS”

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
    Këshilli Drejtues
 
V E N D I M
Nr. 2, datë 29.1.2019
 “PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1, DATË 31.1.2017 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS”
 
Në mbështetje të neneve 263, 266 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neneve 52, 53 dhe 58 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si edhe të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, neneve 29 dhe 30 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 29.1.2019,
 
V E N D O S I:
1.      Të bëhen këto shtesa e ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të miratuar me vendimin nr. 1, datë 31.1.2017:
 
1.      Në nenin 9 të shfuqizohet shkronja b) pika 2.
2.      Në nenin 10, pika 1 ndryshon me përmbajtjen si vijon:
      “Shkolla e Magjistraturës, brenda 1 (një) jave kalendarike nga data e përcaktimit dhe e publikimit të numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, për kandidatët për gjyqtarë dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për kandidatët për prokurorë, por jo më vonë se data 1 shkurt, shpall njoftimin për paraqitjen e kërkesave të aplikantëve për të konkurruar në provimin e pranimit, duke bërë të njohur datën e provimit, dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesat, datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre, si dhe programin e provimit të pranimit.”
3.      Në pikën 1 të nenit 11 të bëhet ndryshimi si vijon:
“Në dosjen personale për regjistrim, studenti duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:
a) kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës (Aneksi 1). Në rast se aplikanti ka zgjedhur më shumë se një profil si magjistrat, atëherë dosja me dokumentacionin e aplikimit do të përcillet në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”.
d)  Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. “
4.      Në nenin 13 ndryshon pika 2 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“2. Njoftimi bën të njohur kriteret e pranimit, datën e provimit, dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesat, datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre, si dhe programin e provimit të pranimit.”
5.      Në nenin 13 ndryshon pika 3 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“3. Konkurruesit për kandidatë për ndihmës ligjorë iu nënshtrohen të njëjtave rregulla për regjistrim si edhe kandidatët për magjistratë, si edhe kanë të njëjtin program provimi për pranim.”
6.      Në nenin 13 ndryshon pika 4 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“4. KLGJ-ja dhe KLP-ja përcakton kriteret e pranimit, verifikon nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës, si dhe përcakton listën e kandidatëve që kualifikohen për të marrë pjesë në provimin e pranimit.”
7.      Neni 15 ndryshon në titull si më poshtë:
“Rekrutimi i kandidatëve për magjistratë, kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit” 
8.      Në nenin 15 ndryshon pika 1 si më poshtë vijon:
“1. Rekrutimi i kandidatëve për magjistratë, kandidatëve për këshilltarë e ndihmës ligjorë dhe i kandidatëve për avokatë shteti bëhet me konkurrim, sipas procedurave të detajuara në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në ligjin nr. 98/2016, “Për pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” (i ndryshuar) dhe në këtë Rregullore me anekset përkatëse.”
9.      Në nenin 15 shfuqizohet pika 2.
10. Në nenin 15 ndryshohet pika 6 si më poshtë vijon:
“6. Shkolla e Magjistraturës harton listën e renditjes së kandidatëve, sipas rezultateve të provimit dhe publikon listën e miratuar, deri në datën 15 maj të çdo viti, duke treguar në listë numrin maksimal të kandidatëve të pranuar në Formimin Fillestar, në përputhje me vendimin e Këshillave, mbi përcaktimin e vendeve vakante. Shkolla e Magjistraturës harton listën e kandidatëve, sipas rezultateve të provimit dhe publikon listën me kandidatët e pranuar për avokatë shteti, të përcaktuar me marrëveshje midis Shkollës së Magjistraturës dhe Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit. “
11. Neni 16 shfuqizohet.
12. Neni 18 ndryshon në titull: “Komisionet e provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit”.
13. Në nenin 18 shtohet pika 7 me përmbajtjen: “Sipas rregullave të përcaktuara në pikën 1,2,3 dhe 4 ngrihen edhe Komisionet e provimit të pranimit për kandidatët për avokatë shteti.
14. Neni 20 ndryshon në titull si vijon: “Organizimi i provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, për këshilltarët e ndihmësit ligjorë në gjykata e prokurori dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit”.
15. Në nenin 20, pika 2 ndryshon me përmbajtjen si më poshtë:
“Provimi i pranimit në Shkollën e Magjistraturëspër kandidatët për magjistratë, këshilltarë dhe ndihmës ligjorë në gjykata e prokurori dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit do të zhvillohet me shkrim dhe/ose me gojë nën monitorim dhe organizohet me dy faza, që pasohen nga një vlerësim psikologjik dhe i shëndetit mendor. Faza e parë me natyrë kualifikuese, me vlerësim elektronik, organizohet në një ditë.”
16. Neni 23 ndryshon në titull: “Mënyra e vlerësimit për provimin e pranimit për kandidatët për magjistratë, për këshilltarë e ndihmës ligjorë dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit”.
17. Në nenin 23, pika 4 ndryshon si më poshtë vijon:
“Natyra e testimit të shëndetit psikologjik, në të cilin futen kandidatët që kualifikohen nga faza e dytë, do të jetë me shkrim në formën e pyetjeve me alternativa dhe me gojë në formën e intervistimeve në grup dhe individuale. Vlerësimi i komisionit të testimit psikologjik dhe i shëndetit mendor është me natyrë kualifikuese ose skualifikuese. Pas këtij testimi, lista e kandidatëve të kualifikuar për gjyqtarë dhe prokurorë, si edhe të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë i përcillet KLGJ-së dhe KLP-së për të kryer fazën e verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Lista e kandidatëve të kualifikuar për kandidatët për avokatë shteti i përcillet Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit. Treguesit dhe mënyra e këtij vlerësimi do të detajohen në Aneksin 5 të kësaj Rregulloreje.”
18. Në nenin 26 ndryshon titulli si më poshtë:
“Shpallja e rezultatit të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, kandidatët për këshilltarë, ndihmës ligjorë dhe pozicionet në Avokaturën e Shtetit”
19. Në nenin 26 ndryshon pika 1 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“1.Pas përfundimit të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë dhe për avokatë të shtetit shpallen rezultatet e provimit me shkrim, si dhe numrat fitues të tij.”
20. Në nenin 26 ndryshon pika 3 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“3. Kandidatët, të cilët kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve, renditen, sipas rezultateve më të larta të pikëve, në rend zbritës, deri në plotësimin e numrit të përcaktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët për magjistratë. Konkurrentët që nuk kanë arritur pikët që nevojiten për kandidatët për magjistratë, por jo më pak se 50 për qind të pikëve totale, kanë të drejtë të përzgjedhin profilin për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, si dhe kandidatë për avokatë të shtetit, brenda numrit që kanë planifikuar Këshillat dhe Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.”
21. Në nenin 26 ndryshon pika 5 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“5. Pas shpalljes së rezultatit nga Komisioni i provimit me shkrim dhe nga Komisioni i testimit të shëndetit mendor e psikologjik, Shkolla e Magjistraturës bën renditjen përfundimtare të kandidatëve sipas rezultateve më të larta dhe përzgjedhjes preferenciale të tyre. “
22. Në nenin 26 ndryshon pika 6 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“Për të bërë zgjedhjen e profilit që duan të ndjekin, e drejta e zgjedhjes i jepet të parit, kandidatit me rezultat më të lartë dhe vazhdon në mënyrë zbritëse, deri në zgjedhjen e kandidatit të vendit të fundit. E drejta e zgjedhjes ushtrohet në mënyrë publike dhe shoqërohet me nënshkrimin e një deklarate personale nga secili kandidat.”
23. Në nenin 26 ndryshon pika 12, pas togjfalëshit “ profilin e gjyqtarit” shtohet togfjalëshi “dhe të këshilltarit dhe të ndihmësit ligjor”.
24. Në nenin 26 ndryshon pika 13 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“13.Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kryejnë verifikimin e pasurisë dhe të figurës së konkurrentëve, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe i dërgojnë Shkollës së Magjistraturës listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar. “
25. Në nenin 26 shtohet pika 14 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“14. Për shpalljen e rezultatit të pranimit për konkurruesit për kandidatë për këshilltarë/ndihmës ligjorë të gjykatave, zbatohen të njëjtat rregulla si për konkurruesit për gjyqtarë dhe prokurorë.”
26. Në nenin 26 shtohet pika 15 me përmbajtjen si më poshtë vijon:
“ 15.Lista e kandidatëve fitues për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, të paemëruar ende, është e vlefshme për një periudhë katërvjeçare nga shpallja e fituesve.”
27. Kreu III ndryshon në titull “Kandidatët në Programin e Formimit Fillestar”.
28. Neni 29 ndryshon në titull “Regjistrimi në Programin e Trajnimit Fillestar i kandidatëve për magjistratë, kandidatëve për këshilltarë e ndihmës ligjorë dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit”.
29. Në pikën 2 të nenit 29, pas togfjalëshit “kandidatët për magjistratë”, shtohet togfjalëshi “kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë”.
30. Në nenin 29, pika 3 ndryshon si më poshtë vijon:
“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kandidati për magjistrat, kandidati për ndihmës ligjor dhe për pozicionet në Avokaturën e Shtetit konsiderohet i regjistruar në Shkollën e Magjistraturës, në bazë të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” (i ndryshuar) dhe Anekseve 7, 7/2 dhe 7/3 të kësaj Rregulloreje.”
31. Në nenin 29, pika 7, pas togfjalëshit “kandidatët për magjistratë” shtohet togfjalëshi “ kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë”.
 
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!
 
 
K R Y E T A R I
 
PROF. DR. XHEZAIR ZAGANJORI
 



Njoftime

Mbylle