Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

28 janar 2019 / Ftese Per Pjesemarrje

FTESE PER PJESEMARRJE
 
Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe për ndihmës ligjorë, Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me EURALIUS V  organizon tre takime ndërgjegjësimi për avokatët, nëpunësit e administratës publike vendore dhe sekretarët gjyqësorë, duke pasur parasysh kriterin: “ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare”: Takimet do të organizohen si më poshtë:
 
- më datë 4 Shkurt 2019, ora 10.00 në Tiranë, në mjediset e EUROPE HOUSE (Pranë Pallatit të Kongreseve)
- më datë 8 Shkurt 2019, ora 10.00 në Vlorë në mjediset e Universitetit Ismail Qemali
- më datë 15 Shkurt 2019, ora 10.00 në Shkodër, në mjediset e Universitetit Luigj Gurakuqi
 
 Jeni të mirëpritur! 



Njoftime

Mbylle