Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete ndërgjegjësues 17-18 Dhjetor 2018

  • Aktivitet ndërgjegjësues 17 Dhjetor 2018
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë organizoi sot, më datë 17 dhjetor 2018, një aktivitet ndërgjegjësues për studentët e Programit të Trajnimit Fillestar në Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe Avokatët e rinj, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë.
Në këtë aktivitet diskutoi Z. Sokol Sadushi drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Z. Arben Rakipi pedagog i brendshëm, përgjegjës për Programin e Formimit Fillestar, Z. Idlir Peçi, ekspert pranë Misionit EURALIUS V, Z. Fatmir Braka, Zv.Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dhe Z. Florian Boriçi, kandidat për magjistrat.
 
 
 
 
  • Aktivitet ndërgjegjësues 18 Dhjetor 2018
Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Misionin EURALIUS V dhe Departamentin e Administratës Publike organizoi sot, pranë ambjenteve të Europe House, më datë 18 dhjetor 2018, një aktivitet ndërgjegjësues për  nëpunësit e administratës publike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen me procedurën e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë.
Në këtë aktivitet diskutoi Z. Sokol Sadushi drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Z. Dashamir Kore pedagog i brendshëm, Z. Idlir Peçi, ekspert pranë Misionit EURALIUS V, Znj. Albana Koçiu, Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, dhe Znj. Arjeta Lika, Kandidat për magjistrat.  
 
 
 



Njoftime

Mbylle