Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita në Akademinë Gjermane 10-13 Dhjetor 2018

  • Vizita në Akademinë Gjermane 10-13 Dhjetor 2018
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Gjerman IRZ, po zhvillon një vizitë studimore në Akademinë e Gjyqtarëve një delegacion i Shkollës së Magjistratës, i drejtuar nga Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi. Qëllimi i vizitës është marrja e përvojës gjermane në lidhje me formimin fillestar dhe atë të vazhduar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, mënyrën e funksionimit të akademisë si dhe komentarin elektronik të legjislacionit.
Gjatë vizitës 3 ditore do të zhvillohen takime në Akademinë e Trajnimit të Gjqyqtarëve, ku do të flitet për strukturën dhe mëyrën e funksionimit të akademisë, dhe organizimin e formimit të vazhduar në detyrë të gjyqtarëve në Gjermani. Më pas do të vijohet me takimet në Akademinë e të Drejtës Evropiane, ERA, ku do të merret informacion në lidhje me strukturën dhe funksionimin e Akademisë Evropiane.
Në ditën e dytë do të zhvillohen takime në Ministrinë e Drejtësisë së Rheinland-Pfalz ku delegacioni do të njihet me kryerjen e stazhit nga të diplomuarit në drejtësi si dhe kryerjen e provimit të dytë të shtetit. Do të bisedohen tematika si procedura e aplikimit dhe parakushtet e emërimit në shërbimin gjyqësor, si dhe motivimi për trajnimin e vazhduar.
Në mbyllje të vizitës do të realizohet takimi me Prof.Dr. Thomas Rufner ku do të merret informacion dhe do të diskutohet në lidhje me studimet ne fakultetin juridik dhe komentarin elektronik të legjislacionit.
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle