Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita në Strasburg 20-24 nëntor 2018

  • Vizita ne Strasburg 20-24 nëntor 2018
Në kuadër të Programit të Formimit Fillestar për kandidatët për magjistratë dhe Projektit të Përbashkët Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës “Forcimi i Ekspertizës Gjyqësore për Lirinë e Shprehjes dhe Median në Evropës Juglindore (JUFREX), Shkolla e Magjistraturës së Shqipërisë është duke realizuar vizitën studimore me kandidatët për magjistratë të viteve të para dhe të dytë në 20-24 Nëntor 2018 në institucionet e ndryshme të drejtësisë së BE-së.
Gjatë vizitës kandidatët marrin pjesë në seancën e madhe të GJEDNJ për cështjen Magyar Ketfarku Kutya Part kundër Hungarisë, do të vizitojnë Parlamentin Evropian dhe do të zhvillojnë takime të ndryshme informuese në Këshillin e Evropës dhe administratën e GjEDNJ-së.
Gjatë takimeve informuese do të trajtohen tema të ndryshme në kuadër të Nenit 10 të KEDNJ, të tilla si gjetjet dhe rekomandimet e Komisionerit të KiE për të Drejtat e Njeriut për nenin 10, standardet evropiane për median dhe internetin, zbatimi i vendimeve të GJEDNJ-së me fokus të veçantë shqipërinë, si dhe zhvillimet e ndryshme përsa i takon nenit 10 në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së. Vizita mbyllet me takime të tjera me stafin shqiptar të administratës së GJEDNJ-së.
 
 



Njoftime

Mbylle