Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 15-16 Nëntor 2018

  • Aktivitet Trajnues 16 nëntor 2018

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Insitutin Benussi dhe Universitetin e Firenzes organizon aktivitetin trajnues me temë "Teknologjitë e reja dhe kërkimi i provës në procesin penal". Temat kryesore të trajtuara gjatë aktivitetit janë:
- Prova e ADN në procedimin penal italian;
- Përgjuesi informatik. Teknologjitë e reja hetimore dhe respektimi i rregullave procedurale;
- Verifikimet neuroshkencë dhe gjenetika e sjelljes;
- Shkenca dhe procesi penal në Shqipëri.
Aktiviteti zhvillohet për kandidatët për magjistratë në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Komiteti organizues: Alessandro Simoni, Ajola Xoxa, Emidio Tedeschini
Ekspertë janë profesorë të së drejtës së procedurës penale pranë Univeristetit të Firenze, Prof. Paola Felicioni, Dr. Marco Torre, Dr Lorenzo Algeri dhe Prof. Dr. Henrik Ligori, përgjegjës i procedurës penale.

 

 

 

  • Sesion Trajnues 15-16 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunime me OSBE/ADA organizojne aktivitetin me teme: "Efiçenca gjyqësore dhe menaxhimi aktiv i çështjeve me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Procedurës Civile. Sfidat me të cilat përballen gjyqtarët, prokurorët, mbrojtësit ligjor dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim përsa i përket efiçencës së proceseve gjyqësore." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga Nisma Për një Drejtësi pa Vonesa në gjykatat e rrethit;
- Risitë e Kodit të Procedurës Penale në lidhje me efiçencën e proceseve gjyqësore penale dhe sfidave të zbatimit;
- Masat praktike për efektivitetin e seancave penale në kuadër të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale,
- Risitë e Kodit të Procedurës Civile në lidhje me efiçencën e proceseve gjyqësore civile dhe sfidave të zbatimit,etj.
Qellimi i ketij aktiviteti eshte njohja me avantazhet dhe rezultatet pozitive të masave aktive të menaxhimit të rasteve të marra në nivelin e shkallës së parë në kuadër të Nismës Për një Drejtësi pa Vonesa. Aktiviteti do të shërbejë gjithashtu për të diskutuar mbi sfidat për të rritur ose ruajtur efiçencën e proceseve me ndryshimet e reja të kodeve procedurale.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 15 dhe 16 Nentor 2018, prane Grand Colosseo, Shkodër, me pjesemarres gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave nën juridiksionin të apelit Shkodër.
 
Eksperte:    Admir Belishta; Ornela Naqellari
Moderator:   Vangjel Kosta
Lehtesuese: Ëngjëllushe Tahiri
 
 
 
  • Sesion Trajnues 16 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme:  "Kufijtë e gjykimit në Gjykatën e Lartë dhe roli i Gjykatës së Lartë në praktikën gjyqësore." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Sistemet e ndryshme të gjykimit në Gjykatën e Lartë;
- Vështrim i përgjithshëm krahasues e historik në modelet e ofruara nga 
traditat e vendeve demokratike perëndimore;
- Kufijtë e gjykimit në Gjykatën e Lartë, etj.;
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (nje) ditor dhe konkretisht ne daten 16 Nentor 2018, prane Shkolles se Magjistratures, me pjesemarres gjyqtare te gjykatavete te shkalles se pare dhe apelit.

Eksperte:  Thimjo Kondi, Arjana Fullani
Lehtesues: Engert Pellumbi
  • Sesion Trajnues 15-16 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme: "Parashkrimi shues dhe dekadenca. Kuptimi etj." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Arsyet dhe rëndësia e institutit të parashkrimit; Kushtet e ekzistencës së faktit juridik të parashkrimit të padisë; Kufijtë e zbatimit të parashkrimit;
- Afatet e parashkrimit; Pezullimi i parashkrimit;
- Ndryshimet e KPC në vitin 2017 mbi prapësimet në kuptimin e ngushtë dhe praktika gjyqësore;
- Dallimi i regjimit juridik të parashkrimit të padisë në procesin administrativ dhe procesin civil, etj.;
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 15 dhe 16 Nentor 2018, prane Hotel Mak Albania, Tirane, me pjesemarres gjyqtare te gjykatavete te shkalles dhe te apelit.
 
Eksperte:  Dashamir Kore, Lulzim Alushaj
Lehtesues: Flojera Davidhi
 
 
 
  • Sesion Trajnues 16 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures ne bashkepunim me KiE, organizojne sesionin trajnues me teme: "Liria e shprehjes dhe interneti (workshop tematik për gjyqtarë dhe prokurorë)". Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "JUFREX" (Riforcimi i Ekspertizes Gjyqesore mbi Lirine e Shprehjes dhe Medias ne Evropen Jug-Lindore), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Keshilli i Evropes.
Qellimi i ketij aktiviteti trajnues eshte njohja me te drejten mbi lirite e shprehjes dhe internetit. Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Problematikat e shprehjes në Internet në kontekstin shqiptar; aspekte civile dhe penale;
- Përgjegjësitë e portaleve dhe motorëve të kërkimit në jurisprudencën europiane;
- “E drejta për t’u harruar” kundrejt mbrojtjes së arkivave online dhe kujtesës historike, etj.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 1 (nje) ditor dhe konkretisht ne daten 16 Nentor 2018, prane hotel Mak Albania, Tirane, me pjesemarres gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatava/prokurorive të shkallës së parë dhe apelit.

Eksperte:  Darian Pavli; Edlira Petri; Gent Ibrahimi.
 
 



Njoftime

Mbylle