Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

12 nëntor 2018/ Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Speciali

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Specialist finance në Sektorin e Financës”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist finance në Sektorin e Financës”, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist finance në Sektorin e Financës”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 17.10.2018, është:  znj. Manjola Gjini, znj. Manjola Metani. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
 
1.      Znj. Manjola Gjini
2.      Znj. Manjola Metani
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 13.11.2018, ora 11:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
-          Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 13.11.2018, ora 13.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle