Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 7-8 Nëntor 2018

  • Sesion Trajnues 7-8 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures organizon sesionin trajnues me teme: "Ndërthurja e juridiksionit administrativ me atë civil në rastet e përmbushjes/mospërmbushjes së detyrimeve në një kontratë administrative (sipërmarrje, shitje, koncesioni, qiraje etj.) Dallimi i bazës ligjore 
në gjykimin e çështjeve: i zbatimit të legjislacionit administrativ gjatë fazës dhe procedurave për lidhjen e kontratës nga zbatimi i Kodit Civil gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Identifikimi i kontratave administrative, regjimi juridik qe rregullon kontratat administrative;
- Lidhja e kontratave administrative, si faze e procesit kontraktor, Legjislacioni i zbatueshem;
- Ekzekutimi i kontratave administrative, ndryshimi dhe zgjidhja e kontrates;
- Juridiksioni administrativ dhe ai civil ne rastet e ekzekutimit te nje kontrate administrative;
- Diksutime mbi interpretimin dhe zbatimin e ligjit, etj.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 7 dhe 8 Nentor 2018, prane Shkolles se Magjistratures, me pjesemarres gjyqtare të gjykatave te shkalles se pare dhe apelit.

Eksperte:  Ardian Dvorani;  Lindita Sinanaj
Lehtesues: Erajd Dobjani
 
 
 
  • Sesion Trajnues 7-8 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me "KiE" organizojne sesionin trajnues me teme: "Zhvillimi i një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm." Qellimi i ketij aktiviteti trajnues eshte prezantimi dhe njohja me jurisprudencen dhe standartet e GJEDNJ-se persa i perket zhvillimit te një procesi gjyqësor dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm. Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave të gjykimit dhe të procesit administrativ, si dhe e ekzekutimit të vendimeve;
- Pritshmëritë nga ndryshimet në ligjet materiale dhe procedurale. (procedurat civile dhe penale, ligji për Gjykatën Kushtetuese etj.; Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin e arsyeshëm);
- Jurisprudenca e GJEDNJ-së lidhur me afatin e arsyeshëm;
- Standardi i GJEDNJ-së për ekzekutimin e vendimeve dhe kohëzgjatjen e gjykimit. Përshpejtimi në rastet e vonesave dhe ngritja e një mekanizmi efektiv, etj.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 7 dhe 8 Nentor 2018, prane Hotel Grand, Shkoder, mme pjesemarres gjyqtare dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive nen juridiksionin e Gjykates se Apelit Shkoder.
 
Eksperte: Elsa Dobjani, Anila Karanxha
Lehtesuese: Entela Nikaj
 
 
 
  • Sesion Trajnues 7-8 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunim me "Fondacioni Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi mosmarrëveshjeve" organizojne sesionin trajnues me teme: "Drejtësia Restauruese dhe Ndërmjetësimi për të Miturit." Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "Mbështetje për të miturit viktima dhe kundërvajtës përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit", që zbatohet nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM), si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Qellimi i ketij aktiviteti trajnues eshte prezantimi dhe njohja me ndryshimet ligjore persa i perket drejtesise restauruese per te miturit. Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Koncepti i Drejtësisë Restauruese. Modelet e saj. Roli i palëve dhe komunitetit në proces;
- Kodi i Drejtësisë Penale për të Miturit – masat e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimi;
- Roli i gjykatës dhe prokurorisë në referimin e rasteve në programe të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësim, si dhe roli i aktorëve të tjerë. Rastet që mund të referohen në ndërmjetësim;
- Aspekte të trajtimit të të mituve në ligjin për ndërmjetësimin, i amenduar. Raste studimore, etj.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 7 dhe 8 Nentor 2018, prane Hotel Bologna, Vlore, me pjesemarres gjyqtare dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive nen juridiksionin e Gjykates se Apelit Vlore.

Eksperte SHM: Elina Kombi
Eksperte FZKPM: Brunilda Zenalaga
 



Njoftime

Mbylle