Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Aktivitete Trajnuese 1-2 Nëntor 2018

  • Sesion Trajnues 1-2 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunime me EURALIUS organizon sesionin trajnues me teme: "Mbi disa amandime të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë"." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Prezantim i amendimeve të reja të Ligjit Anti-Mafia në kuadër të reformës në drejtësi;
- Eksperienca në aplikimin e Ligjit të ri të Anti-Mafia, problemet dhe çështjet që dalin për tu zgjedhur;
- Eksperienca Italiane në aplikimin e Ligjit të Anti-Mafia dhe përmirësimi potencial i Ligjit Shqiptar të Anti-Mafias, etj.
Qellimi i ketij aktiviteti trajnues eshte njohja me ndryshimet me te fundit qe ka pesuar "Ligji Antimafia" si dhe permiresimi i metejshem i tij.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 1 dhe 2 Nentor 2018, prane Tirana International Hotel, Tirane, me pjesemarres gjyqtare dhe prokurorë të gjykatave/prokurorive te shkalles se pare dhe apelit.
 
Eksperte EURALIUS: Koraljka Bumci, Gianluigi Pratola
Eksperte SHM: Henrik Ligori
 
 
 
  • Sesion Trajnues 1-2 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunime me European Center organizon sesionin trajnues me teme: "Jurisprudenca e GJEDNJ-së kundër Shqipërisë." Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Ndalimi i tortuës, trajtimit çnjerëzor ose poshtërues;
- Jurisprudenca e GJEDNJ kundër Shqipërisë – Çështje penale;
- Jurisprudenca e GJEDNJ kundër Shqipërisë – Çështje civile, etj.
Qellimi i ketij aktiviteti trajnues eshte njohja me gjeresisht me Jurisprudencen e GJEDNJ-së.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 1 dhe 2 Nentor 2018, prane Hotel Xheko Imperial, Tirane, me pjesemarres këshilltarët ligjorë dhe studentet e vitit te III te Shkolles se Magjistratures.
 
Eksperte nderkombetar: Nuala Mole
Eksperte SHM: Arta Mandro, Idlir Peçi
 
 
 
  • Sesion Trajnues 1-2 nëntor 2018
Shkolla e Magjistratures, ne bashkepunime me OSBE/ADA organizojne aktivitetin me teme: "Efiçenca gjyqësore dhe menaxhimi aktiv i çështjeve me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Procedurës Civile.  Sfidat me të cilat përballen gjyqtarët, prokurorët, mbrojtësit ligjor dhe pjesëmarrësit e tjerë në gjykim përsa i përket efiçencës së proceseve gjyqësore. Temat kryesore qe do te zhvillohen gjate ketij trajnimi jane:
- Rezultatet dhe mësimet e nxjerra nga Nisma Për një Drejtësi pa Vonesa në gjykatat e rrethit;
- Risitë e Kodit të Procedurës Penale në lidhje me efiçencën e proceseve gjyqësore penale dhe sfidave të zbatimit;
- Masat praktike për efektivitetin e seancave penale në kuadër të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale;
- Risitë e Kodit të Procedurës Civile në lidhje me efiçencën e proceseve gjyqësore civile dhe sfidave të zbatimit,etj.
Qellimi i ketij aktiviteti eshte njohja me avantazhet dhe rezultatet pozitive të masave aktive të menaxhimit të rasteve të marra në nivelin e shkallës së parë në kuadër të Nismës Për një Drejtësi pa Vonesa. Aktiviteti do të shërbejë gjithashtu për të diskutuar mbi sfidat për të rritur ose ruajtur efiçencën e proceseve me ndryshimet e reja të kodeve procedurale.
Aktiviteti eshte menduar te zhvillohet ne nje sesion 2 (dy) ditor dhe konkretisht ne daten 1 dhe 2 Nentor 2018, prane Grand Hotel, Korce, me pjesemarres gjyqtare, prokurore, avokate te gjykatave te rretheve gjyqësore dhe të apelit të juridiksionit të apelit Korçë dhe Gjirokastër.
 
Eksperte:  Vangjel Kosta, Admir Belishta
Lehtesues  Ornela Naqellari
 



Njoftime

Mbylle